MENU
klinika

Njoftimi i kompanisë

Vaksina e Pfizer, shumë efektive tek fëmijët e moshës 12 vjeç!

01.04.2021 - 17:01

Pfizer Inc. njoftoi të mërkurën se vaksina e tyre e koronavirusit është e sigurt dhe jashtëzakonisht e efektshme tek fëmijët e moshës 12 vjeç.

Në një njoftim për shtyp të lëshuar nga Pfizer dhe partneri i saj i zhvillimit të vaksinave, BioNTech, drejtuesit e kompanisë thanë se të dhënat nga një provë e vaksinës në pothuajse 2,300 njerëz midis moshave 12 dhe 15 vjec do të dorëzohen në Administratën e Ushqimit dhe Barnave në SH.B.A. në javët e ardhshme .

“Ne ndajmë urgjencën për të zgjeruar autorizimin e vaksinës sonë për t’u përdorur në popullata më të reja dhe inkurajohemi nga të dhënat e provave klinike nga adoleshentët midis moshave 12 dhe 15 vjec,” tha Kryetari dhe CEO i Pfizer Albert Bourla në njoftimin për shtyp.

“Ne kemi në plan t’i paraqesim këto të dhëna në FDA si një ndryshim të propozuar në Autorizimin tonë të Përdorimit të Urgjencës në javët e ardhshme dhe rregullatorëve të tjerë në botë, me shpresën për të filluar vaksinimin e kësaj grupmoshe para fillimit të vitit të ardhshëm shkollor.”

Në provën e Fazës 3, vaksina ishte 100 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes simptomatike brenda provës, me 18 raste të COVID-19 në grupin që mori një ilac zëvëndësues (placebo) dhe asnjë në grupin që mori vaksinën, thanë kompanitë.

Vaksina shkaktoi përgjigje imune që ishin edhe më të fuqishme se ato që shiheshin tek të rriturit.

Akiko Iëasaki, një imunologe në Universitetin Yale, tha se ajo kishte pritur që nivelet e antitrupave në adoleshentë të ishin të krahasueshme me ato tek të rriturit.

“Por ata po marrin nivele edhe më të mira nga vaksinat,” tha ajo. “Kjo është me të vërtetë e pabesueshme.”

Gjetja është fillimi i asaj që shumë familje kanë pritur me padurim për të parë, megjithëse kompanitë nuk lëshuan të dhëna të hollësishme nga studimi, i cili ende nuk është rishikuar nga kolegët ose botuar në një revistë mjekësore.

Vaksina Pfizer-BioNTech tani është e autorizuar nga FDA për përdorim urgjent për njerëzit e moshës 16 vjeç e lart.

Javën e kaluar, Pfizer-BioNTech gjithashtu filloi një provë për fëmijë më të vegjël, të moshës 6 muaj deri në 11 vjeç. Ky provë së pari do të vendosë një dozë të sigurt së pari tek fëmijët 5 deri në 11 vjeç, më pas te fëmijët 2 deri në 5 vjeç dhe më pas te fëmijët nga 6 muaj deri në 2 vjeç, thanë kompanitë.

“Ne të gjithë dëshirojmë një jetë normale. Kjo është veçanërisht e vërtetë për fëmijët tanë. Rezultatet fillestare që kemi parë në studimet e adoleshentëve sugjerojnë që fëmijët janë veçanërisht të mbrojtur mirë nga vaksinimi,” tha CEO i BioNTech Ugur Sahin në njoftimin për shtyp të kompanive.

Moderna po kryen gjithashtu prova të ngjashme për të testuar vaksinën e saj të koronavirusit tek adoleshentët dhe fëmijët e vegjël. Vaksina Moderna është e autorizuar nga FDA për përdorim urgjent për njerëzit mbi moshën 18 vjeç.