MENU
klinika

Shmangen zgjedhjet e parakohshme

Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës në raundin e tretë të votimit

04.04.2021 - 19:04

Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës në raundin e tretë, ku mori shumicë të thjeshtë votash. Edhe pse me kuorum të mjaftueshëm, dy raundet e para nuk mjaftuan që Osmani të merrte 80 votat e nevojshme.

Në raundin e tretë, Osmani arriti që të siguronte 71 vota, të mjaftueshme për tu zgjedhur Presidente.

Osmani nuk mori vota nga tre deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj. Ndërsa 11 flete votimi ishin të pavlefshme.

Në këtë mënyrë, u shmang kriza politike, duke mos e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Raundi i tretë

Vjosa Osmani u zgjodh Presidente e Kosovës në raundin e tretë të votimit në Parlament. Osmani arriti që të merrte 71 vota.

Raundi i dyte

Edhe në raundin e dytë kishte 11 flete votimi të pavlefshme, të cilat kanë bërë që të dështojë zgjedhja e Vjosa Osmanit si Presidente. Në këtë raund, Osmani mori 67 vota.

Kështu, deputetët e Parlamentit të Kosovës do të votojnë në një raund të tretë, i cili është i thjeshtë, pasi Osmani mund të zgjidhet Presidente vetëm me shumicë të thjeshtë votash.

Raundi i parë

Në raundin e parë të seances se sotme pati shumë vota të pavlefshme, duke bërë që Vjosa Osmani të mos marrë dot 80 votat e nevojshme.

Në këtë raund Osmani mori 69 vota, ndërsa 12 fletë ishin të pavlefshme.

Sipas legjislacionit te Kosoves, meqenëse kishte kuorum i bie që të shkohet në raundin e dytë të votimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kuvendi i Kosovës të shtunën e ka përsëritur...

Kosova po hyn në një krizë të panjohur kushtetuese

“Mos tradhtoni interesat e qytetarëve”/ VATRA thirrje Parlamentit të Kosovës

“Votoni Vjosa Osmanin për Presidente, politikanët e tjerë janë…”