Triumfi i Chelseas për herë të dytë në historinë e Champions League solli edhe rekorde e mjaft kuriozitete të tjera, duke nisur që nga fakti që së fundmi janë 3 trajnerë gjermanë që fitojnë radhazi: Klopp, Flick dhe Tuchel. Më poshtë po ju njohim me të tjerat:
– Vetëm dy qytete kanë humbur në të njëjtin vit, si Ligën e Kampioneve, ashtu edhe Ligën e Europës. I pari ishte Londra në vitin 2019 me Tottenhem dhe Arsenal, ndërsa i dyti u bë në këtë sezon Manchester, me United dhe City.
-Dy trajnerët e fundit te shkarkuar nga Naser Al Khelaifi te PSG në këtë edicion kanë fituar Europa League (Unai Emery) dhe Champions (Thomas Tuchel).
-Dy golat e fundit të shënuar në finalet e Ligës së Kampioneve kanë qenë nga Coman i Bayern dhe Havertz i Chelsea, me të dy lojtarët që mbanin numrin 29.
-Azpiliqueta ka hyrë në histori si kapiteni i parë spanjoll që ngre lart Ligën e Kampioneve me një klub jo spanjoll.
-Thomas Tuchel u bë trajneri i parë që e mund tri herë Guardiolën në më pak se 2 muaj. Klopp ia doli 3 herë në 3 muaj në 2018 dhe Solskjaer 3 herë në 4 muaj në 2019-2020.
-Christian Pulisic u bë lojtari i parë i SHBA që luan në finalen e Champions dhe e fiton atë.
-Eduard Mendy ruajti rrjetën të paprekur në 9 ndeshje në këtë edicion në Ligën e Kampioneve, duke vendosur rekordin e ri për çdo portier debutues në turne.
-Kjo ishte finalja e dytë në të gjithë aktivitetet që ka marrë pjesë që Pep Guardiola humbet si trajner. E para ishte në sezonin 2010-2011, kur Barcelona u mund nga Real Madrid në Kupën e Mbretit.
-Ndalohet rekordi më i gjatë i ndeshjeve pa humbje radhazi në Ligën e Kampioneve. Bernardo Silva nuk kishte humbur asnjë nga 26 ndeshjet e fundit që kishte luajtur në këtë turne, me 23 fitore e 3 barazime.
-Vazhdon tradita kroate, me të paktën një lojtar fitues të Ligës së Kampioneve në 9 sezonet e fundit: Mandzukiç (2013-Bayern), Modric (2014-Real Madrid), Rakitic (2015-Barcelona), Modriç dhe Kovacic (2016, 2017, 2018 – Real Madrid), Dejan Lovren (2019 – Liverpool), Perisic (2020 – Bayern) dhe Kovacic (2021-Chelsea).
-Marcos Alonso në histori. Për herën e parë në histori, një nip i një futbollisti që kishte fituar Champions-in ka arritur të triumfojë dhe të fitojë të njëjtën kupë. Ai përsëriti gjyshin e tij, i cili ka fituar pesë edicione të Kupës së Kampionëve me Real Madrid nga 1956-ta në 1960-n.