MENU
klinika

Champions League

Chelsea shpallet kampion Europe!

29.05.2021 - 23:00

Pas nëntë vitesh përpjekje, Chelsea rikthehet në majë të Europës, duke fituar për herë të dytë Champions League. Blutë e Londrës fituan 1-0 ndaj Manchester City, që në finalen e parë nuk arrin të triumfojë. Trajneri Tuchel humbi finalen vjet me PSG, por triumfon sivjet.

City pati një rast të pastër në minutën e tetë. Sterling merr një pasim të mrekullueshëm nga Ederson dhe del i vetëm para Mendy, por portieri i Bluve devijon topin në goditje këndi. Më pas Chelsea shpërdoroi dy raste të pastra me Timo Werner.

Sitizens mund të kishin kaluar në avantazh në minutën e 27-të. Foden mori një pasim në zonë dhe kur dukej se do të shënonte pa probleme, erdhi ndërhyrja shpëtimtare e Rudiger. Ndërsa Chelsea humbi Thiago Silva, i cili për shkak të një tërheqje u detyrua t’i linte vendin Christensen.

Chelsea zhbllokoi finalen në minutën e 43-të me Havertz. Ylli gjerman ka shmangur me lehtësi Ederson dhe ka dërguar topin në rrjetë me portën e boshatisur. Finalizim i perfekt i një aksioni perfekt. Pas 3 minutash shtesë, Blutë e mbyllin 1-0 pjesën e parë.

Në mesin e pjesës së dytë, City humb kapitenin De Bruyne pas një përplasje me Rudiger, me këtë të fundit që ndëshkohet me të verdhë. Syri i belgut nxihet dhe në vend të tij hyn Jesus. Pak minuta më pas Sitizens kërkojnë penallti, por nuk kanë të drejtë.

Në 73’, Pulisic humb një rast të artë për Chelsea. Guardiola fut Agueron në vend të Sterling, totalisht në hije. Në 90’ Foden humb rastin e artë për të barazuar. Jepen 7 minuta shtesë, por City nuk barazon dot, Chelsea shpallet kampion Europe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Tifozët e Sivasspor e presin me ovacione

Rey Manaj, zbarkon në Turqi

"Ja çfarë më shkruanin kur isha në Europian"

Ylber Ramadani i mrekulluar nga tifozët e Leçes

Shtatë lojtarë me valixhet në duar

Operacioni “fshesa” te Manchester United