Menjëherë pas përfundimit të La Liga-s, në Madrid nisi festa. Atletico Madrid fitoi në ditën e fundit të kampionatit titullin kampion në Spanjë, teksa triumfoi ndaj Valladolid në transfertë me rezultatin 1-2.
Mijëra tifozë të colchoneros dolën në sheshin kryesor të Madridit për te festuar. Sigurisht, masat anti-koronavirus u injoruan në masë dhe policia edhe pse bënte thirrje të herëpashershme për t’i shpërndarë.
Turma ishte në ekstazë. Por, e gjithë atmosfera elektrizuese, solli edhe një fatkeqësi të madhe për një djalosh vetëm 14-vjeçar. Teksa ishte në makinë me familjen, djaloshi për të festuar nxorri trupin jashtë dritares dhe u përplas në kolonën e një garazhi.
Përplasje fatale aq sa për të shmangur tragjedinë ishte e pamundur. Sakaq, në shesh gjatë festimeve rezultuan edhe 14 persona të plagosur prej arsyeve të ndryshme. Klubi i Atletico i shprehu ngushëllimet familjes së djaloshit që humbi jetën.