MENU
klinika

Banorja në lot: E kishte parandjerë

16-vjeçari vdes tragjikisht në aksident

25.05.2021 - 11:27

Një ngjarje e dhimbshme, një humbje tragjike e një djali që po përpiqej të dilte në jetë dhe që jo vetëm prindërit prisnin ta shikonin dhëndër. Ndonëse 16 vjeç, Agimi punonte si kamerier në Fier dhe shkonte përditë në punë për të ndihmuar familjen.

Mbrëmjen e djeshme, 16-vjeçari Agim Hoxha po kthehej nga puna me motor bashkë me një shok, 18-vjeçarin Lion Ahmetaj, kur tek ura “Ura e Lumit” në Ballsh, një makinë i përplasi. Agimi gjeti vdekjen në vend, teksa Lioni në gjendje të rëndë po lufton ende me vdekjen në spital.

Sot i gjithë fshati Belishovë është zgjuar i tronditur, në vaj e zi për djalin e tyre që humbi jetën tragjikisht.

Një dëshmi rrëqethëse ka dhënë për gazetarin e “BalkanWeb” Ervis Kuçi një banore e fshatit, e cila punonte kuzhiniere në lokalin ku Agimi punonte si kamerier. Ajo nuk i ndal lotët për asnjë moment dhe e qan si djalin e saj, duke thënë se 16-vjeçari e kishte parandier tragjedinë dhe dje i kishte treguar se kishte parë një ëndërr dhe donte të shkonte në një vend të mirë.

“Unë jam kuzhiniere tek Gjanica. Ai dje pasdite ka ardhur tek shtëpia ime, më tha mua ‘nuk jam mirë, do vemi në një vend të mirë’. I thashë tek cili vend i mirë. Më tha ‘do vemi në Drenie se unë nuk jam mirë’. ‘Kam parë ëndërr’ tha. Unë i thashë nuk e di mirë se jetoj në Fier, megjithatë di një teqe këtej që e ka ngritur xhaxhi Agroni, megjithatë do pyesim i thashë. ‘Unë nuk jam mirë’ tha, ‘unë kur kam pasur babin në burg, kam vajtur në Drenovë kam ndezur një qiri dhe babi më doli për tre ditë’ (qan). Na ka prekur shumë si kolektiv, nuk harrojmë”, tregon gruaja.

Ajo tregon se shumë vite më parë i ka vdekur dhe bashkëshorti në një aksident në të njëjtin vend, duke vijuar të lutet për shpirtin e të riut, për të cilin thotë se donin të gjithë.

“Unë sot në mëngjes e kam marrë vesh. Ndeza një qiri për shpirtin e atij çunit, për shpirtin e atij 16-vjeçari se kam fëmijë vetë, ma ka lënë burri çunin 10 muajsh. Është vrarë shpejt burri im këtu, ka 30 vjet. Aksident në makinë. Ishte fati. Prandaj erdha. E kishte ndjerë situatën djali për atë Zot, o Zot se kemi mbajtur Ramazan, ç’bëri ai djalë. Ishte djalë i shkathët, nuk e prishte njëherë gojën, të gjithë e donin në kolektiv, në punë. Të gjithë e urdhëronim ne atë, e donim shumë. I thosha do të rrisim, do të martojmë, do të bëjmë dhëndër. E puthja nga zverku se nga korona. Na është dhimbsur shumë, po qan i gjithë fshati, gjithë kolektivi. Çunat e sportit nuk hëngrën bukë sot në mëngjes, të gjithë po qanin”, tregoi gruaja.

Në njoftimin zyrtar policia e Fierit ka bërë me dije se 34-vjecari Emiljo Skënderaj, banues në Ballsh, duke drejtuar mjetin tip “Ford” është përplasur me një motomjet me të cilin udhëtonin dy adoleshentë, banues në Belishovë, 16-vjecari Agim Hoxha dhe 18-vjeçari Lion Ahmetaj.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë djali 16 vjeç ndërsa 18-vjeçari është dëmtuar dhe është shoqëruar në spitalin e Fierit. Fill pas ngjarjes është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale, ndërsa është duke u punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Si pasojë e këtij të fundit u bllokua për disa minuta aksi rrugor, tepër problematik si nga infrastruktura ashtu edhe nga mungesa e ndriçimit dhe infrastrukturës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier