MENU
klinika

Nga zbokthi tepërt tek trajtimi i akneve

5 arsye pse uji me kripë funksionon si ilaç për trupin e njeriut

01.05.2021 - 11:48

1.Lehtëson shërimin e plagëve: Përveç se shërben si një dizenfektues i shpejtë i plagëve, kombinimi i ujit dhe kripës lehtëson gjithashtu shërimin e tyre. Mjafton të tresni pak kripë të trashë deti në ujë të ftohtë dhe ta aplikoni mbi lëkurë. Shënim: Ky truk funksionon sidomos mbi plagët e lehta, në rastin e atyre më të rënda drejtohuni mjekut.

2.Lufton infeksionet: Uji i kripur ka gjithashtu një efekt surprizues në luftimin dhe parandalimin e disa llojeve të ndryshme të infeksioneve: si infeksioni vaginal (nëse keni irritim të zonës rreth vulvës mund ta shpëlani disa herë me ujë të ftohtë dhe kripë), infeksionet në gjuhë (prania e afteve në pjesën e brendshme të gojës apo gjuhë e bën të vështirë ushqyerjen dhe jo vetëm), kjo është edhe arsyeja pse duhet ta përdorni disa herë gjatë ditës si shpëlarës.

3.Përmirëson tretjen: Nuk duhet të harroni që procesi i trejtes nis që nga goja, prandaj është e rëndësishmë që të pini ujë me kripë pasi kjo e fundit lëshon amilazinë, një enzimë shumë e rëndësishme për tretjen. Kripa natyrale stimulon gjithashtu acidin kloridrik si dhe enzima të rëndësishme që shpërbëjnë proteinat. Por, jo vetëm, të gjithë këta përbërës bëjnë të mundur sekretimin e ushqimit në traktin intestinal dhe mëlçi për një tretje sa më të mirë.

4.Trajton papastërtitë e lëkurës dhe aknet: Kripa e trashë është një një eksfoliuesit më të mirë natyralë që i duhet fytyrës tuaj. Mirë po e kombinuar me ujë dhe pak vaj bimor, ajo kuron aknet, përmirëson qarkullimin e gjakut në fytyrë dhe mban nën kontroll yndyrën e tepërt.

5.Eleminon zbokthin e tepërt: Përzieni një sasi të caktuar kripë trashë dhe ujë, lëreni të tretet plotëisht dhe më pas me ndihmën e një furç aplikojeni direkt mbi skalp. Masazhojeni për pak minuta dhe më pas shpëlani kokën si zakonisht. Këshillohet që ky hap të bëhet gjithmonë pasi të keni përfunduar së bëri dush.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


receta e gjyshes që po lë edhe mjekët gojëhapur

4 arsyet pse duhet të pini qumësht me hudhra