“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: A është skleroza multiple një sëmundje e trashëgueshme?
Mjeku: Megjithëse skleroza multiple nuk është një sëmundje e trashëgueshme, gjenetika luan rolin e saj. Kështu rreziku për t’u sëmurë me sklerozë multiple është rreth 40 herë më i lartë tek njerëzit që kanë një pjesëtar të afërt ose familjar (motër, vëlla, prind, fëmijë) të sëmurë ose të prekur me sklerozë multiple. Ka edhe një veçori në shpërndarjen gjeografike në botë përsa i takon kësaj sëmundjeje. Në vendet afër Ekuadorit kjo sëmundje është më pak e pranishme, ndërsa janë pikërisht vendet me gjerësi gjeografike të lartë që kanë prevalencë më të lartë të sëmundjes në fjalë.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.