MENU
klinika

Blogu i Albana Murrës/ Scriptorium

“A ka më rebelë?”

21.05.2021 - 15:30

Irene Vallejo/

Kur je diku “ku nuk të takon të jesh”, vështirë të harrohen shikimet plot përçmim, frika që të kaplon, talljet, turpi. Të pëlqen të mendosh se ia dole, i rezistove kërcënimeve, presioneve. Por ende ke shenja që nuk veniten. Gjendesh përballë shumë njerëzve dhe nuk noton dot kundër rrymës dhe përmbahesh, nuk e thua mendimin tënd. Ngurtësohesh sepse nuk ke zgjedhje tjetër, kërcënimi që ndihet edhe në rrjete sociale, të mbyt. Nuk është aspak e lehtë të kesh një qëndrim që kundërshton shumicën e njerëzve: papritmas shfaqet një mur tensionesh që fsheh dallimet mes teje dhe atyre. Solomon Asch, psikologu amerikan, pas një sërë studimesh, në vitin 1951 doli në konkluzion se ne njerëzit jemi të brishtë përpara opinionit dërrmues të shumicës dhe thjesht për inerci i bashkohemi opinionit.

Eksperimenti i Ach konsistonte në krahasimin e vijave të vizatuara në tabelë. Të gjithë përveç njërit, ishin bashkëpunëtorë të organizatorit, njëri pas tjetrit po zgjidhnin përgjigjen e gabuar. Së fundmi shfaqej vëzhguesi i vetëm i pafajshëm. Eksperimenti vërtetoi se njerëzit kundërshtojnë atë që shohin sytë e tyre vetëm sepse shumica po thonë të njëjtën gjë. Chico Marx thoshte me ironi: “Do më besoni mua apo syve tuaj”?

Dekada më vonë, ne idhujtarë të rrjeteve sociale, i qëndrojmë besnikë konformizmit. Pasi lexon dënglat virale, të merr malli të lexosh mendimet e shkollës greke, mendimet e filozofes së mirënjohur greke, Hiparquia. Legjendat thonë që në një nga festat e organizuara në Greqinë e lashtë, ajo i ktheu përgjigje një burri dhe ai shtangu, ngeli gojëhapur, ia grisi fustanin. Ajo nuk e humbi toruan, pavarësisht se ngeli e zhveshur në banketin që po zhvillohej.

– Ti je ajo që braktise tezgjahun? – i tha, kundërshtari i saj.
– Unë jam – u përgjigj Hiparquia – Mendon që gabova që zgjodha edukimin në vend të tezgjahut?

Lypësit, flinin në rrugë, iu bënin shoqëri qenve të rrugës. Kjo ishte mënyra që kishin zgjedhur ata për t’ iu kundërvënë sistemit, sepse besonin që dëshira jonë për të pasur pronësi na bënte të këqinj dhe se lumturia gjendet në gjërat e vogla.

Pasuria e kishte koston oportune të lartë, sipas këndvështrimit të tyre, kishin dhe monedhën e lirisë së tyre që shkruante: “Anonimiteti dhe varfëria janë atdheu ynë”, kështu shkruante edhe Crates, i dashuri i Hiparquias. Ata përçmonin atë që të tjerët e mbivlerësonin ndaj njerëzit skandalizoheshin prej tyre.

Filozofia e tyre plot humor përballë seriozitetit pompoz, ata kundërshtonin përmes lojës, shakasë dhe ironisë.

Në botën globale, në të cilën jetojmë, politikanë shpërfytyrohen si e si për të fituar vota, shikojmë mesazhe publicitare që e shndërrojnë publicititetin në klishe, skandale që fabrikohen për të pasur më shumë audiencë… Nuk ka kuptim të vazhdojmë ta gënjejmë veten, ne nuk jemi rebelë.

*Irene Vallejo Shkrimtare Spanjolle, në vitin 2020 fitoi çmimin Premio Nacional de Ensayo për librin e saj “El infinito de un junco”, e pesta grua që ka fituar këtë çmim. Femra e parë filozofe që fitoi çmimin Celia Amorós në 2006.

Artikulli u përkthye në Shqip nga Albana Murra.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


BLOGU I ALBANA MURRËS/ SCRIPTORIUM

Letërsia shqipe në këndvështrimin e një hispaniku

Blogu i Albana Murrës/ Scriptorium

Mendësia e re ekonomike

BLOGU I ALBANA MURRËS/ SCRIPTORIUM

“Historia e një romani”


Blogu i Albana Murrës/ Scriptorium

Çfarë është më e dobishme se arti e letërsia?

Intervista e Ignacio Morgado

Zbulesa e neuroneve

Blogu i Albana Murrës/ Scriptorium

Pesimizmi i të rinjve

Blogu i Albana Murrës/ Scriptorium

“Të jetosh është e jashtëzakonshme”

Blogu i Albana Murrës/ Scriptorium

“E bukura” ku strehohet?