22.05.2021 - 15:43
Një aksident me vdekje ka ndodhur në Burrel ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit.
Viktimë e aksidentit ka mbetur 55-vjeçari Aqif Ruka i cili ndërroi jetë në spitalin e Burrelit. Policia ndërkohë ka shkuar në vendngjarje për të hetuar për shkaqet.
Po ashtu mësohet se Ruka ishte duke kaluar rrugën nga njëra anë në tjetrën kur automjeti e goditi dhe më pas u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes teksa Policia është vënë në kërkim të saj.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Policia jep detaje për ngjarjen