MENU
klinika

Policia jep detaje për ngjarjen

Shpërthim tritoli në banesën e punonjësit të SHISH në Burrel

21.03.2021 - 11:12

Një sasi e vogël tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e shkuar në katin e parë të një pallati në qytetin e Burrelit.

Lënda plasëse është vendosur në derën e banesës së punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Alfred Karaj.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të vogla materiale.

Njoftimi:

Rreth orës 23.35, në derën e banesës së shtetasit A.K., në katin e parë  të një pallati, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga shpërthimi i secilës ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet e para rezulton se në banesë nuk ka patur njeri në kohën kur ka shpërthyer lënda plasëse.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Mat, po vijon punë për zbardhjen ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN