MENU
klinika

Nuk i kemi parë

Almeda hapi arkivat dhe na tregoi disa momente me Efehan

16.05.2021 - 10:30

Në janar të këtij viti, Almeda Abazi zbuloi përmes një postimi shumë të ëmbël përkrah bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayisman, se do të bëhet sërish nënë. Më pas dy aktorët zbuluan gjininë e fëmijës në një festë të vogël familjare që organizuan në shtëpi. Ata hapën një kuti ku ishin rroba foshnjeje, ndërsa ngjyra e kuqe i ka treguar atyre se po bëhen me vajzë! Madje Almeda dhe Tolgahan kanë zgjedhur që vajzës t’i vendosin emrin, Alina, ndonëse nuk ka ardhur ende në jetë.

Megjithatë e vogla mund të vijë në jeta nga dita në ditë, sepse Almeda është në muajin e fundit të shtatzënisë. Madje, le të themi në ditët e saj të fundit.

Ditët e fundit i duken Almedës si një përjetësi dhe teksa pret të voglën të vijë në jetë, ka hapur sot arkivat dhe na ka treguar disa momente me të birin, Efehan, që s’i kishim parë më herët.

Duket se asaj i mungojnë kohët kur Efe ishte ende një bebush dhe qëndronte vetëm në krahët e mami Almedës.

 

Para disa ditësh Almeda ndau një tjetër shqetësim me fansat e saj. Ajo tregoi se njësoj si me Efehanin, aktores po i ndodh e njëjta gjë me shtatzëninë e dytë.

Almeda ka nisur të ketë pagjumësi, sepse siç duket edhe trupi po përgatitet për t’u mësuar me pagjumësinë pas lindjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paula Mehmetukaj mahnit me kostumin kombëtar

Përfaqësuesja e Shqipërisë në ‘Miss Universe’