MENU
klinika

Ja cilët janë

Aplikacionet që “mbysin” baterinë e telefonave

25.05.2021 - 11:54
Dy javë para se Apple të mbajë konferencën e ardhshme me zhvillues të aplikacioneve e ku do të prezantojë sistemin e ri operativ, një nga gjërat që pritet të diskutohet do të jetë edhe kursimi i baterisë së telefonave.

Në një përmbledhje gjetjes, kompania “pCloud” ka shpalosur aplikacionet që më së shumti po e harxhojnë baterinë e telefonave të mençur.

Sipas analizës, aplikacionet e rrjeteve sociale dhe ato për takime janë më fajtoret kur bëhet fjalë për harxhime të baterisë. “pCloud” thekson se Facebooku, Instagrami, Linkedin, Snpachati, YouTube e WhatsAppi janë në top-20 të aplikacioneve që shpenzojnë baterinë.

Aty zënë vend edhe aplikacionet për takime si “Bumble”, “Grindr” e “Tinder”.

Për gjetjet, “pCloud” ka thënë se ka analizuar përdorimin e secilit aplikacion dhe se çfarë kërkon ai aplikacion për përdorim më të mirë, si lokacionet apo edhe kamerat, por edhe opsionet mes përdorimit të versionit normal apo atij të errët. Duke u bazuar në kërkesat e përdoruesve të pajisjeve, këto janë aplikacionet që “po mbysin” telefonat përmes më shumë veçorive që përdorin:Image

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kanë aftësinë për të shfaqur objekte digjitale...

Snap paraqet syze të reja me realitet të integruar (AR)