MENU
klinika

“Do nxjerrim në ankand veshjet e saj”

Babai i këngëtares së ndjerë lajmëron fansat

10.05.2021 - 09:16

Prindërit e këngëtares së ndjerë Amy Winehouse kanë lajmëruar fansat se të do nxjerrin në ankand veshjet e saj. Ato kanë thënë se të gjithë paratë që do grumbullohen do dhurohen për bamirësi.

Këtë lajm e ka dhënë vetë babai i këngëtares, i cili pranoi se me afrimin e 10-vjetorit të ndarjes së saj nga jeta, dhimbja vazhdon të jetë e madhe.

“Sa herë hapim dollapin shohim veshjet e saj dhe ndihemi shumë keq. Duam të shesim disa prej tyre dhe paratë do shpërndahen për bamirësi, por gjithsesi gjërat më personale që la pas do i mbajmë për vete”, u shpreh Mitch për ‘The Mirror’.

Veshjet që do përfshihen në ankand janë disa nga më të famshemt që këngëtarja ka veshur në karrierën e saj.

Ajo vuante nga varësia me drogën dhe shëndeti mendor para se të ndërronte jetë në mënyrë tragjike në moshën 27-vjeçare, nga helmimi me alkool.

Jeta e saj, e kthyer në një dokumentar, është vlerësuar shumë lartë nga kritikët e filmit. Amy Winehouse lindi për të shkëlqyer me zërin e saj, por edhe për të vuajtur, duke lënduar veten.

“Amy” është një dokumentar biografik dedikuar jetës së këngëtares, lidhjet e saj problematike, mënyra si lëndonte veten dhe varësia e saj ndaj alkoolit, prej të cilit humbi jetën në mënyrë tragjike në vitin 2011.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E zbulon për herë të parë

Elon Musk vuan nga sindroma e rrallë