MENU
klinika

Surprizon me dizajnin e ri

Bayern Munchen ndryshon fanellën në transfertë

20.05.2021 - 13:56

Shumica e skuadrave në Europë, në ndeshjet e fundit luajnë me uniformat që do të përdorin sezonin e ardhshëm. Edhe Bayern Munchen kështu do të veprojë të shtunën.

Por kampionët e Gjermanisë kanë surprizuar të gjithë me fanellën e re të sezonit tjetër, duke përdorur si ngjyrë bazë të zezën dhe shiritat ngjyrë gold. Bavarezët kanë menduar të tregon produktiv në marketing duke ndryshuar tërësisht fanellën që skuadra do të veshë në transfertë.

Fanella e re është tërësisht e zezë më vija ngjyrë gold. Prezantimin e bëri vetë klubi gjerman në “Tëitter” ku dhe reagimi i tifozëve ishte i menjëhershëm dhe ideja pritet të korrë mjaft sukses.

Bayerni nuk është skuadra e parë që përdor vija ngjyrë gold në fanellë ku më parë Real Madrid dhe Milan janë bazuar te ky lloj dizajni për fanellat e skuadrave të tyre.