Bebe Rexha ka një lidhje shumë të ngushtë me nënën e saj, Bukurien. Ajo është shfaqur shpesh edhe në evente publike në shoqërinë e saj dhe të dyja janë dukur si dy shoqe të ngushta. Së fundmi Bebe ka treguar se kjo lidhje kaq e ngushtë ka ardhur për shkak se e ëma e ka sjellë në jetë në një moshë shumë të re.
Këngëtarja ka publikuar në Instagram një video të shkurtër ku ka ndarë foto nga fëmijëria me të ëmën deri në ditët e sotme. Bebe ka treguar se nëna e saj e ka lindur kur ka qenë vetëm 18 vjeçe dhe praktikisht ato janë rritur bashkë.
“Nëna ime më lindi kur ishte 18 vjeçe. Ne u rritëm bashkë. Bëmë gabime bashkë. Ne jemi shoqe të ngushta”, shkruan Bebe në video.
Këngëtarja shqiptare është rritur në një familje me tradita dhe ndonëse ka lindur jashtë ajo vazhduan të ruajë me përpikmëri zakonet shqiptare. Në një intervistë të dhënë së fundmi për ‘Los Angeles Times’, Bebe ka treguar hap pas hap se si qeras mysafirët në shtëpi sipas traditave tona.
“Kur njerëzit vijnë, unë duhet t’u shërbej atyre diçka, edhe nëse ata po punojnë për mua – si për shembull zonja ime pastruese duhet të ketë një vakt të plotë. Në kulturën shqiptare, kur dikush vjen mysafir, ekzistojnë disa hapa se si ju i shërbeni njerëzve. Le të themi se nëse do të kaloni nga shtëpia e mamasë sime, ajo do t’iu mirëpresë, dhe ne duhet të kemi çokollata të vogla, çokollata vërtet të këndshme dhe duhet të shkojmë në sallon për t’ua shpërndarë gjithëve – nga më i vjetri tek më i riu, të gjithë marrin një copë çokollatë. Më pas unë do të shërbej pije, ujë ose lëngje frutash. Pastaj vendos në tabaka një pjatë të madhe me ëmbëlsira – të gjitha llojet e ëmbëlsirave. Më pas duhet të bëj kafe dhe do të shërbej kafe me tortë. Dhe pastaj e përfundoni me fruta”, ka treguar 31-vjeçarja.