MENU
klinika

Myftiu e nis lutjen për myslimanët në Palestinë

Besimtarët në Shkodër falin Bajramin

13.05.2021 - 10:39

Besimtaret myslimane në Shkodër ashtu si në të gjithë vendin kanë kremtuar festën e Fitër Bajramit në xhamitë e qytetit te Shkodrës. Myftiu i Shkodrës, ka marrë pjesë në ceremoninë e faljes së Fitër Bajramit në Xhaminë Ebu Beker në qendër të qytetit të Shkodrës.

Në fjalën e tij para besimtareve, Myftiu i Shkodrës e ka nisur lutjen e tij për myslimanet në Palestinë të cilët po kalojnë kohë trazirash mes luftrash, të cilën e cilësoi si nje çështje fetare.

Myftiu i Shkodrës në diten e Bajramit, u ndal tek angazhimi që duhet nga të gjithë ndaj brezit të ri, drejt punës, dhe të mos e leje vendin për shkak të politikave të gabuara e kane varfruar sidomos Shkodren.

Festa e Fiter Bajramit, për mbarë besimtarët myslimane vjen pas një muaji agjerimi, lutje para zotit, një muaj sakrificë dhe devocioni për mbarë besimtarët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


arrestohet një nga autorët

Vrasja e Ridvan Ramazanit në Shkodër