MENU
klinika

E kemi dëgjuar shpesh së fundmi...

Çfarë është Ivermektina?

11.05.2021 - 16:05

Prej kohësh po flitet për përdorimin e molekulës ivermektin ndaj pandemisë, si një risi në arsenalin terapeutik mjekësor. Megjithatë studimet janë ende në zhvillim dhe ende nuk rekomandohet për trajtim.

ÇFARË ËSHTË

ÇFARË ËSHTË IVERMEKTINA

Ivermektina përdoret në trajtimin e strongilidiasis, një infeksion parazitar i shkaktuar nga krimbi i rrumbullakët S. Stercoralis, apo për të mbajtur nën kontroll e onkocerkazisë së shkaktuar nga paraziti (nematodi) Onchocerca volvulus.
Ndonjëhrë përdoret dhe për trajtimin e sëmundjeve të tjera parazitare, si pedikuloza apo zgjebja.

SI MERRET IVERMEKTINA

Ivermektina merret përmes gojës në formën e një kokrre me stomakun bosh. Në rastin e onkocerkazisë mund të këshillohet marja e dozave të tjera sërish pas 3, 6 apo 12 muajsh, pas trajtimit të parë.

EFEKTET ANËSORE TË NJOHURA

Efektet e mundshme anësore të Ivermektinës janë:
Marramendje
Humbje oreksi
Të përziera
Të vjella
Fryrje dhe dhimbje të stomakut
Diarre
Kapsllëk
Dobësi
përjgumje
të dridhura të pakontrollueshme
bezdisje në gjoks
ënjtje të syve, fytyrës, krahut, duarve, këmbëve
dhimbje kyçesh
ënjtje në kyçe
ënjtje dhe dhimbje të gjendrave në qafë, sqetull dhe ije,
përshpejtim të rrahjes së zemrës
skuqje, lotim dhe dhimbje sysh

Duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun në rast se keni temperaturë, fluska apo deskuamim, rash të lëkurës, urtikarie apo kruarje.

PARALAJMËRIME

Trajtimi i strongilidiasis me ivermektin parashikon që tre muaj pas marrjes së ilaçit të bëhen të paktën tre analiza të feçes për të parë efektshmërinë.

Në rastin e onkocerkaizë, trajtimi mund të shkaktojë marrje mendsh dhe të fikët kur ngrihesh nga pozicioni ulur apo shtrirë dhe për këtë duhet pasur kujdes.

Para se të nisni trajtimin me ivermektin duhet të informoni mjekun për:
Alergjitë nga principi aktiv apo çdo ilaçi tjetër
Marrjen e ilaçeve, fitoterapike apo integratore, në veçanti ansiolotikë, antikonvulsantë, qetësues të muskujve, sedativë, ilaçe për të fjetur
Nëse vuani apo keni vuajtur nga meningiti, trypanosomiaza ose çrregullime që ndikojnë në funksionimin e sistemit imunitar,
nëse jeni shtatzënë ose jeni duke ushqyer me gji./MeMjekun.com