MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë është metatarsalgjia?

07.05.2021 - 10:59

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë është metatarsalgjia?

Mjeku: Nga ana anatomike këmba kë një strukturë kockash të formuar nga:

Këmba e pasme: që përbëhet nga thembra dhe talusi
Mesi i këmbës: i ndërtuar nga kocka kuboide, navikulare dhe tre kuneiformat
Pjesa e përparme e këmbës: që përbëhet nga kocka metatarsale dhe nga pesë falangat pra, gishtat e këmbës.

Metatarsalgjia është një gjendje e dhimbshme e llojit inflamator që prek këmbën, saktësisht në pjesën e përparme të shputës dhe kockat metatarsale. (Vijon poshte fotos)

SHKAQET

Metatarsalgjia nuk ka asnjëherë një shkak të vetëm etiologjik, por shpesh është rezultat i një seri shkaqesh kontribuese që shfaqen tek një person me faktorë të ndryshëm rreziku.
Mes më të rëndësishmeve kujtojmë:
Aktivitet fizik shumë intensive, si ai konkurrues tipik sportiv që praktikojnë shumë vrap dhe stërvitje të përditshme, si në rastin e atletikës së lehtë (marshim, maratonë, kërcim së gjati, kërcim së larti, vrap etj), futboll, basketboll, tenis, volejboll, etj.

Neuroma e Morton: bëhet fjalë për një neuropati që prek mbaresat nervore të nervave intradigjitalë të vendosura midis kockave metatarsale.

Fraktura nga sforcimi: shfaqen pas sforcimeve të vazhdueshme e mikrotraumave të përsëritura sidomos në këmbë; për të shmangur dhimbjen, subjekti do të fillojë të ketë një mbështetje analgjezike dhe një ecje të pasaktë që prek strukturat e tjera të shëndetshme të këmbës, si në rastin tonë në kockat metatarsale.

Inflamacion i tendinës së Akilit: jep metatarsalgji me të njëjtin mekanizëm etiopatogjenetik si frakturat e stresit.

Sindroma e tunelit tarsal: ekuivalente me sindromin e njohur dhe shumë të shpeshtë të tunelit të kyçit të dorës.

Sëmundjet sistemike: bëhet fjalë sidomos për sëmundjet reumatologjike që shkaktojnë inflamacion në nivel kockash dhe kyçesh të trupit. Si shkak i metatarsalgjisë kemi artritin reumatoid, lupusin eritematoz sistemik, artritin psorioazik dhe sëmundja e Përdhes (Gota).

Artriti septik i lokalizuar në këmbë: kuadri infektiv dhe inflamator i nyjeve të këmbës.

Sëmundja e Freiberg: që thuhet edhe “ osteokondroza metatarsale” e karakterizuar nga një nekrozë që prek më shpesh metatarsalin sekondar.

Operacion i mëparshëm i këmbës

Tumor në nivelin e strukturës osteo-artikulare të këmbës.

Faktorët e rrezikut

Faktorët e rrezikut që lidhen me shfaqjen e metatarsalgjisë janë:

Mosha e avancuar: një plakje fiziologjike e indeve dhe kockave.

Gjinia femërore: gratë kanë predispozitë të preken apo të vuajnë më shumë nga “hallux valgus” (kallot)  kjo dhe për fakti që veshin shpesh taka të larta dhe të ngushta në gishtat e këmbës duke shkaktuar stres mekanik në pjesën e përparme të këmbës.

Mbipesha dhe mbipesha: me ngarkesën e tyre të tepërt në këmbë por edhe në kyçin e këmbës, gjunjët dhe shpinë, ato shkaktojnë stres mekanik-funksional i cili në kohë afatgjatë prek të gjitha strukturat osteo-artikulare të bustit dhe gjymtyrës së poshtme.
Deformimet anatomike të këmbës, gishtërinjtë e thonjve ose një gjatësi anormale të rrezeve kockore të metatarsus.
Praktika sportive në një nivel konkurrues.
Këpucë e dobët ergonomike dhe të pakëndshme në tokë të ashpër dhe të fortë.

SIMPTOMAT

Simptoma më karakteristike e metatarsalgjisë është prania e dhimbjes në pjesën e përparme të këmbës, pra në sipërfaqen e përparme. Kjo lloj dhimbje ka disa veçori specifike:

Mund të jetë i lehtë dhe i vazhdueshëm, ose akut dhe therrës për pak minuta pas një shfaqjeje të papritur.

Ndjesia e djegies

Ndjesia e të pasurit gurë në këpucë

Përkeqësim i dhimbjes gjatë vrapimit, apo thjesht ecjes.

Lehtësim të simptomave gjatë pushimit apo duke e mbajtur pezull gjymtyrën e prekur

Me dhimbjen mund të shfaqen dhe simptoma të tjera si:

Prania e paraestezisë (ndjesia e shpimit me gjilpëra të këmbës)

Shfaqja e kallove në shputën e këmbës në projeksionet e pikave të mbingarkesës më të madhe funksionale të metatarsusit.

Bursiti

Hollim i lëkurës dhe shfaqje të ulçeracioneve në rastet më të rënda

Formimi i gishtit të çekanit

Pozicionim i dobët i gishtave të këmbës të cilët mbivendosen me njëri-tjetrin

Zvogëlim të aftësive gjatë performancave sportive për shkak të shfaqjes së papritur të dhimbjes

Dobësi muskulore

Shfaqja e dhimbjes dhe në kavilje, gju, ije, shtyllë kurizore.Kjo vjen për shkak të ecjes së pasaktë dhe mbështetjes së ndryshuar të këmbës në tokë, në një përpjekje për të marrë një pozicion analgjezik (domethënë, për të lehtësuar dhimbjen).

KUR DUHET TE SHKOJME TE MJEKU

Kur këto simptoma nuk qetësohen gjatë pushimit apo një trajtimi të mundshëm me antidolorifik këshillohet të shkoni një podiatër apo mjek, kryesisht ortoped i specializuar në trajtimin e patologjive të këmbës.

DIAGNOZA

Procesi diagnostikues nis nga anamneza dhe analizat objektive, të ndihmuara nga ekzekutimi i disa testeve.

Përmes anamnezës mjeku rindërton me anë të një farë interviste, historinë klinike të tanishme dhe të mëparshme të pacientit duke u përpjekur të evidentojë:

Familjaritetin e patologjisë apo problematika të këmbës
Prani të ndonjë patologjie sistemike që përfshin kockat dhe nyjet si artriti reumatoid etj.
Deformim anatomik
Nëse praktikoni një aktivitet sportiv konkurrues
Episode të traumave të këmbës si incidente rrugore, fraktura etj.
Ndërhyrje të mëparshme kirurgjikale apo në një sistem tjetër osteo-artikular që mund të ketë nxitur një stres më të madh mekanik në këmbë.

Analizat objektive të specializuara, ndihmon në identifikimin e simptomave dhe shenjave klinike karakteristike të metatarsalgjisë. Hetohet sidomos simptomatologjia e dhimbjes me të gjitha karakteristikat e saj, kur shfaqet e shpërthen, nga çfarë lehtësohet, është akute apo kronike, e vazhdueshme apo e ndërprerë etj.

Dyshimi diagnostik i metatarsalgjisë konfirmohet nga disa ekzaminime si:

Radiografia e këmbës si në pozicion korrekt dhe në ngarkesë ( pra, këmba e mbështetur në tokë)
Ekografi e këmbës
Tomografi e kompjuterizuar, për të studiuar përbërësit kockor dhe ndonjë burim patologjik të kalcifikimit apo mikrofrakture.
Rezonancë magnetike, e nevojshme në studimin e ndryshimeve të indeve të buta, kërcit të nyjeve apo ligamenteve të këmbës.
Analiza hematokimike për të parë nëse ka prani të një sëmundjeje inflamatore reumatologjike sistemike.

TRAJTIMI

Në pjesën më të madhe të rasteve metatarsalgjia reagon mirë ndaj një trajtimi me ilaçe, ndërsa trajtimi kirurgjikal bëhet vetëm në raste të rënda dhe që nuk i përgjigjen trajtimit analgjezik (pas një trajtimi konservativ për të paktën 6 muaj)

Trajtimi konservativ bazohet në:

Pushim funksional të këmbës së prekur duke tentuar ta ngrini nga toka gjatë ditës.
Regjim i shëndetshëm dhe i ekulibruar ushqimor, që synon parandalimin apo trajtimin e mbipeshës dhe obezitetit.
Praktikimi i një sporti apo aktiviteti fizik që nuk kërkon një stres mekanik të këmbës, si për shembull noti.
Krioterapia që vendoset në pjesën e përparme të këmbës, sidomos në momentet e kulmit të dhimbjes. Kjo terapi mund të praktikohet 4-5 herë në ditë për të paktën 20 minuta.
Përdorimi i këpucëve të përshtatshme dhe komode duke shmangur këpucët me takë të lartë apo që shtrëngojnë gishtat e këmbës.
Përdorimi i sholleve të përshtatshme ortopedike që rekomandohen nga një ortoped i specializuar.
Pedikyr për trajtimin e kallove që shpesh gjithashtu janë të dhimbshme.
Trajtimi etiolgjik i sëmundjes sistemike që japin probleme në këmbë si artriti reumatoid apo Përdhes.

Nga këndvështrimi simptomatik mund të përdoretn AIJS, ilaçet aniinflamatore josteroide, dhe në rastet më të rënda kortizonikët. Ato mund të merren si nga goja, si në formën e pomadës apo xhelit, gjithashtu dhe endovenozë. Kryesisht përdoren ibuprofeni, paracetamoli, ketoprofeni, ketorolac, diclofenac etj.

Trajtimi parandalues dhe pa ilaçe bazohet në:
Pushim absolut gjatë fazës akute të patologjisë.
Terapi masazhesh (një seri masazhes praktike nga specialisti si fizioterapist
Idrokinesiterapia (ecja në ujë)
Aktivitete sportive të veçanta si noti.
TENS, magneto-terapia apo terapi të ngjashme të bëra nga profesionistë që përmirësojnë ndjeshëm simptomatologjinë e dhimbshme me rezultate afatgjata.

Në gjendje më të renda, si përshembull prani të ndryshimeve anatomike të pariparueshme, dhe pa regres të dhimbjes pas një trajtimi konsrevatis bëhet ndërhyrje kirurgjikale me qëllim rikthimin e boshtit të saktë të gishtave të këmbës.

Shërimi varet nga personi në person, por në përgjithësi në harkun kohor të disa muajve këmba arrin shërimin e plotë me një funksionalitet definitiv biomekanik.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.