MENU
klinika

Kush e bën rivlerësimin e pasurisë?

Çfarë ndodh me objektet në proces regjistrimi?

27.05.2021 - 11:50

Kush është në fazën e shitjes apo të blerjes së një prone duhet të informohet por edhe të konsultohet me një specialist.

Çështjet mbi rivlerësimin dhe tjetërsimin janë ato ku do të ndalemi sot.

Më poshtë disa përgjigje nga specialisti Sami Xhema.

-Kush ka të drejtë të kaloi pronësinë pa e tatuar ?

Në bazë të Ligjit Nr.84/2019 datë 18.12.2019 në Nenin 1 thuhet se:

Në Ligjin Nr. 8438, datë 28.12.1998” Për tatimin mbi të ardhura “, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

Neni Nr 1

Në nenin nr 18/1, pas pikës 11/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 11/1 kalimi i të drejtës Pronësisë për banesat dhe /ose truallin, Brenda lidhjes gjinore në familje, bashkëshort, bashkëshorte, fëmijë, vetëm njëherë ndaj një përfituesi, nëpërmjet dhurimit dhe /ose heqjes dorë ndaj një përfituesi, nëpërmjet Kontratës dhurimit . Brenda familjes

-Në zbatim të nenit Nr 11/1 si ta kuptojmë veprimin e tjetërsimit të pronës brenda familjes ?

Në zbatim të ligjit tjetërsimi i pronës, më konkretisht bëhet: burri ja dhuron gruas dhe fëmijëve dhe nëna e dhuron pronën burrit dhe fëmijëve, edhe fëmijët kanë të drejtë t’ua u dhurojnë pronën prindërve.

-Kush ka të drejtë për rivlerësimin e pasurisë?

Në bazë të Ligjit Nr.90/2019 për rivlerësimin e Pasurive të Paluajtshme rivlerësim të pasurive sipas Nenit Nr.1 kanë të drejtë të bëjnë rivlerësimin e pasurive të Paluajtshme sipas ligjit deri më 30 Shtator 2021.

Rivlerësim i pasurisë munde të bëhet nga ekspert i Licencuare për vlerësimin e pasurive dhe nga ASHK.

Në raste se qytetari zgjedh që Rivlerësimin e Pasurisë të kryhet nga ASHK me çmimet minimale fiskale në fuqi, atëherë ky fakt shprehet në formularin që i bashkëlidhet aplikimit tij për rivlerësim të pasurisë.

Në rastin kur individi zgjedh ta bëjë rivlerësimin me ekspert të licencuar, atëherë aplikimit tij për Rivlerësim të Pasurve të Paluajtshme i bashkëlidhet dhe akti i Rivlerësimit të ekspertit.

Ky rivlerësim bëhet nga individët kur objektin e shet me vlerën më të lartë se çmimet e referencës, ose në rastet kur vlera e shitjes është më e lartë se vlera me çmimet e referencave sipas zonave kadastrale .

-Po objektet që janë në proces regjistrimi,rivlerësohen?

Edhe objektet që janë në proces regjistrimi sipas Nenit Nr.2 të ligjit behet rivlerësim i pasurive të paluajtshme që janë në proces regjistrimi, duke përfshirë edhe pasurit e paluajtshme që janë në proces regjistrimi duke përfshirë edhe objektet e legalizuara. Këtu përfshihen edhe pasurit e paluajtshme të cilat janë të pajisura me VËRTETIM PRONËSIE.

Në vërtetimin e Pronësisë, sipas Ligjit Nr 90/2019, Neni 2 në proces regjistrimi shënimi për rivlerësimin e Pasurive të Paluajtshme shënohet te Vërtetimi Pronësisë te pjesa e poshtme e vërtetimit të pronësisë, aty ku bëhen shënimet për bllokim të pasurisë. Aty hidhet vlera që është rivlerësuar pasuria, data e aplikimit dhe numri aplikimit. Kjo hidhet edhe në regjistër. Në kohën që qytetari pajiset me Certifikatë Pronësie, specialisti përkatës do të shoh se kjo pronë është rivlerësuar , mbi bazën e këtyre shënimeve të bëra në regjistër bënë shënimet përkatëse për rivlerësim të pasurive të paluajtshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si do zgjidhet çështja e pronave?

Lame: 80 mijë leje të paregjistruara në hipotekë

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Tranporit Rrugor

Mjetet e përdorura që vijnë nga jashtë, ja si rregjistrohen!

Si mund ta bëni aplikimin online dhe kush përfiton

Nis rivlerësimi i pronës, Artan Lame jep porositë e para