MENU
klinika

Mungon Zidane e Mourinho

Dhjetë trajnerët më të mirë të sezonit aktual

20.05.2021 - 15:54

Ndonëse në ligat kryesore europine duhet të luhet java e fundit, Four Four Two ka bërë klasifikimin e trajnerëve më të mirë të sezonit aktual. Revista prestigjioze ka krijuar renditjen e 50 trajnerëve më të mirë në botë të sezonit 2020-21. Më poshtë janë renditur 10 të parët.

10-Hyn me meritë në top 10 Berndard Rodgers i Leicester. Trajneri i Djelprave ka fituar Kupën e Anglisë duke mundur Chelsea-n. Një arritje historike për skuadrën angleze.

9-Është kualifikuar në Champions League për vitin e tretë radhazi me Atalanta-n e tij. Gian Piero Gasperini ka udhëhequr bergamaskët drejt majës së futbollit italiane, duke arritur edhe finalen e Kupës së Italisë, të humbur kundër Juventus.

8-Fitues i freskët i Kupës së Francës, Mauricio Pochettino i PSG, është në vendin e tetë.

7-Në vendin e shtatë është Thomas Tuchel. Trajneri i Chelsea-t ka bërë shumë mirë nga momentin që ka zbarkuar në Londër, duke e ndihmuar skuadrën të sigurojë finalen e Champions League.

6-Nuk mund të mungonte në renditje Hansi Flick, i cili ka fituar gjithçka me Bayern-in e tij në sezonin e kaluar dhe ka mbrojtur titullin në Bundesliga në këtë sezon.

5-Në vendin e pestë është Julian Naglesmann i Leipzig. Trajneri, falë paraqitjeve të mira të skuadrës së tij, ka bindur Bayern Munich t’i besojë stolin.

4-Një shkallë larg podiumit është Jurgen Klopp i Liverpool, protagonist i një sezoni zhgënjyes.

3-Vendi i tretë për Diego Pablo Simeone i Atletico Madrid. Cholo do të luajë për titullin në javën e fundit të La Liga-s.

2-Në vendin e dytë është Antonio Conte. Trajneri i Interit ka marrë medaljen e argjendit, pasi ka kthyer te titulli zikaltrit pas 11 vitesh.

1-Pep Guardiola kryeson këtë renditje speciale. Trajneri i Manchester City, kampion i freskët i Anglisë dhe fitues i Carabao Cup. Më 29 maj do të luajë në finalen e Champions League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN