Sokol Cikalleshi është bërë protagonist sërish ditën e sotme duke shënuar dopietë për skuadrën e tij Konyaspor në sfidën ndaj Karagumruk, por edhe duke dhënë asist në fitoren 5-1.
Cikalleshi përfitoi nga një rrëmujë në zonë në minutën e 61-të të takimit për të shënuar golin e dytë dhe të avantazhit për ekipin e tij. Tri minuta më vonë Cikalleshi mori i vetëm një top në fundore dhe shërbeu për sulmuesin tjetër me origjinë shqiptare, Zymer Bytyqi i cili e pati të thjeshtë të shënonte me portierin gjysmë të shtrirë.
GOL | Konyaspor 2-1 Karagümrük, 61′ Cikalleshi
Takip –>@GoalHubTR pic.twitter.com/KD6SZY84dV
— Takip @GoalHubTR (@Linkver04765817) May 2, 2021
Në minutën e 85-të të ndeshjes një kundërsulm mjaft i shpejtë i Konyasporit solli dhe golin e 4-t për skuadrën dhe të dytin personal për Cikalleshin i cili nuk e kishte të vështirë të shënonte i vetëm përballë portierit.
GOL | Konyaspor 3-1 Karagümrük, 64′ Bytyqi
Takip –> @GoalHubTR pic.twitter.com/r7KDHISYTk
— Takip @GoalHubTR (@Linkver04765817) May 2, 2021
Mbetet për tu theksuar se Cikalleshi shënoi dhe në minutën e 24-t të ndeshjes me një goditje me kokë, por gjyqtari pas u konsultua me VAR-in e anuloi golin pasi 30 vjeçari ishte në pozicion jashtë loje në momentin e krosimit.
Shtatë gola në këtë kampionat për Cikalleshin, ndërkohë ka ndihmuar skuadrën dhe me 3 asiste. Konyaspor ndodhet në vendin e 11-të në Superligën turke, duke mos luftuar për asgjë, por mos rrezikuar aspak për rënien.