MENU
klinika

Ankimimi në KAS/ Avokati i PD nxjerr emrat

Drejtorët dhe nëpunësit lokal që u përfshinë në shit-blerjen e votave

24.05.2021 - 10:48

Avokati i PD-së Marash Logu ka denoncuar sot me emra në KAS të gjithë drejtuesit lokal dhe nëpunës të institucioneve publike në Durrës, që sipas tij janë përfshirë në skemën e shit-blerjes së votës.

Logu theksoi se Jurgis Çyrbja së bashku me drejtues të institucioneve lokale dhe anëtar të PS kanë shpërndarë leje legalizimi dhe certifikata pronësie sikur Çyrbja të vazhdonte të ishte kreu i Kadastrës.

“Në datën 16 prill 2021 PD ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtetasin Ardian Çela, shtetasin Roni Shqopa drejtues i AKU Durrës, Alfred Mullaraj, kryetar i Këshillit të qarkut Durrës, Ledion Lako, drejtor i agjencisë kombëtare të bregdetit, Alban Çela zv.drejtor i përgjithshëm te Tatimet, Spartak Kovaçi, drejtor UKT sh.a., shtetasin Ardian Iljazi, drejtor shërbimesh në bashkinë Durrës, Arben Isaku, drejtor juridik, drejtor juridik në bashkinë Durrës, Emiljan Jani, drejtor i shërbimeve të Transportit Rrugor, Ermal Ponari, jurist në bashkinë Durrës përgjegjës për Zyrën e Rindërtimit, Joland Mustafaraj, drejtor i rezidencave qeveritare Durrës, Eljon Jani, jurist pranë Autoritetit Portual Durrës, Geran Ceka, kancelar i Universitetit të Durrësit, Petrit Ismailadi drejtor i shërbimit social shtetëror, Agim Karaj, drejtori i Formimit Profesional Durrës, Soren Deda Njala nëpunës i bashkisë Durrës, Densi Shkodra, punonjës i OSHEE-së, Elvis Pingili përgjegjës i ASHK-së, Dorian Baba, drejtori i OSHEE-së Sukth, Indrit Cerloi, drejtori i ISHS-së Durrës, Ruzhdi Murtini punonjës i OSHEE-së, Albert Bugaci, administrator i njësisë administrative Rrashbull, Mariglen Mullai, Feta Mata, Rradon Qerreti, Ilir Lleshi, Edlir Topçiu, Oliver Xhamuca, Bledar Metalla, Edlir Topçiu, Gëzim Prenga, Gerald Dauti, Agron Haxhia, Zakarel Zake, Redjan Kalastra, Jurgens Zaza, Kastriot Xhangoli, Ermal Kapllani, Fred Duli, Denis Gjoni, Suljeman Ibrahimi, Mand Cerri, Ed Cerri dhe Xhemo Sula, të gjithë këta persona të skeduar për veprimtari kriminale dhe të përfshirë në shit-blerjen e votave në qarkun e Durrësit”, u shpreh Logu në KAS.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN