MENU
klinika

E zbulon për herë të parë

Elon Musk vuan nga sindroma e rrallë

10.05.2021 - 09:14

Në janar të këtij viti, Elon Musk u shpall njeriu më i pasur në botë, duke lënë pas themeluesin e Amazon, Jeff Bezos. Tashmë biznesmeni i Tesla dhe SpaceX vlen plot 191 miliardë dollarë. Ndërsa pasuria e Jeff Bezos vlerësohet 187 miliardë dollarë.

Së fundmi, ai ka zbuluar për herë të parë se vuan nga sindroma Asperger.

Njerëzit me këtë sindromë interpretojnë mjedisin rreth tyre ndryshe nga të tjerët. Asperger është një çrregullim neuro-zhvillimor i karakterizuar nga vështirësi të konsiderueshme në ndërveprimin shoqëror dhe komunikimin joverbal, së bashku me modelet e kufizuara dhe të përsëritura të sjelljes dhe interesave.

Kujtojmë se në fillim të muajit maj, Elon Musk u bë sërish baba, duke mirëpritur fëmijën e tij të gjashtë. Ai e dha vetë lajmin e bukur në Twitter, ku ndau një foto me vogëlushin e porsalindur.

Të gjithë u bënë kuriozë për emrin e të voglit dhe njerëzit filluan të sugjeronin emra planetesh apo tinguj të ngjashëm me të satelitëve. Megjithëse këto sugjerime ishin me humor, në fakt CEO i Tesla-s e bëri vërtet diçka të tillë!

I pyetur në Twitter për emrin e të voglit, ai shkroi X Æ A-12.

Dikush mori mundimin të gjejë kuptimin e X Æ A-12, i cili në fakt rezultoi një emër shumë i veçantë. Sipas ndjekësit, Æ nga alfabeti i vendeve të Skandinavisë shqiptohet Ash, ndërsa A-12 i referohet një aeroplani të CIA, kod për Archangel. X mbetet ende një ekuacion i pazgjidhur!

Mirëpo, duket se ligjet në Kaliforni nuk e kanë pranuar një emër të tillë, ndaj Musk është detyruar t’ia ndryshojë paksa emrin të voglit.

Duke qenë se Kalifornia nuk lejon të regjistrosh një emër që përmban numra, CEO i Tesla-s vendosi që numrat në emrin e të voglit t’i zëvendësojë me numra romakë.

Pra, tashmë emri i bebit është X Æ A-Xii dhe këtë e ka konfirmuar vetë partnerja e Musk në Instagram.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN