MENU
klinika

“Ju lutesha për një rol”

Ermal Mamaqi tregon si regjisorët shqiptarë i mbyllën derën

18.05.2021 - 09:26

Ermal Mamaqi është një ndër emrat më të dashur dhe të përfolur të ekranit shqiptar.

Ai i vuri vulën suksesit të tij në kinematografi me dy filmat “2 gisht mjaltë” dhe “I Love Tropoja”. Këta filma u mirëpritën nga publiku dhe pati mjaft komente pozitive për to. Ndërkohë kohët e fundit ai është tërhequr nga ekrani i madh, për t’u përqëndruar më shumë tek pasioni i ri si “motivitional speaker”.

Ndërkohë, është në përgatitje të filmit të tretë komendi dhe një seriali me 10 dhe 12 episode. Së fundmi, për emisionin “Nin”, ai zbuloi se në filmin e tretë do të jetë protagonist si aktor.

Duke folur për karrierën e tij dhe vështirësitë që ka ndeshur, Ermali tregoi se prej kohësh kishte dëshirë të ketë një rol në një projekt filmik, por regjisorët shqiptar nuk e ftuan.

“Kisha shumë vite që i lutesha regjisorëve shqiptarë të më merrnin në filmat e tyre që unë të bëhesha aktor i një filmi se doja të bëja film dhe asnjëri nuk më merrte dhe thash ok po e mësoj dhe po e bëj vetë dhe i falenderoj shumë që nuk më kanë marrë sepse nqoftëse do të më kishin marrë s’do e kisha provu kurrë këtë”, u shpreh Ermal Mamaqi.