MENU
klinika

31-vjeçarja humbi jetën në maternitet

Familjarët protestë para Prokurorisë

10.05.2021 - 11:14

Një ngjarje e rëndë ndodhi në maternitetin e Fierit në 2 prill, ku humbi jetën një grua nga Mallakastra, Elisabeta Lame, 31 vjeç. Kjo e fundit ndërroi jetë ndërkohë që po sillte në jetë një vajzë, fëmija e dytë e çiftit.

Raportohet se familjarë të 31-vjeçares po protestojnë sot para Prokurorisë. Ata kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vendosjen e drejtësisë në vend.

Bashkëshorti deklaron se nuk janë marrë dëshmi. “Të shtunën janë bërë katër javë. Askush nuk na ka dhënë asnjë përgjigje. Kjo gjë nuk do të mbetet në heshtje derisa të dalë fajtori. Mjekët kanë fshehur ngjarjen. Kisha besim te Prokuroria dhe i bëj thirrje të veprojë. Dua përgjigje nga Prokuroria. Neglizhencë e paparë një muaji. Për mua nuk do të mbyllet asgjë. Dua të më pyesin e të jap dëshminë time. Nuk dimë asgjë çfarë ka ndodhur, medikamentet e përdorura, pajisjet”, shprehet bashkëshorti i të ndjerës.