MENU
klinika

Serie A, Java 34

Festival golash, Lazio nuk heq dorë për Champions

02.05.2021 - 13:32

Plot shtatë gola u shënuan në “Olimpico”, ku Lazio fitoi 4-3 ndaj Genoas. Bardhekaltrit mbajnë të ndezur luftën për në Champions, duke qenë se kanë një ndeshje më pak (me Torinon në shtëpi).

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-0 të Lazios, ndërsa e dyta ishte një tjetër histori. Në minutën e 47-të, Genoa rihap sfidën, pas një autogoli të Marusiç, por vetëm 1 minutë me vonë bardhekaltrit rikthejnë epërsinë e dy golave, teksa ishte Luic Alberto që me një gjuajtje të bukur e ndal topi në rrjetë.

Correa shënoi edhe të katërtin në minutën e  56-të, duke i bërë të gjithë të mendojnë se Lazio e hipotekoi fitoren. Megjithatë, xhenovezët nuk u dorëzuan, dhe brenda dy minutave gjetën dy gola, duke e çuar rezultatin në 4-3.

Fillimisht ishte Scamaca që shënoi në minutën e 80, ndërsa 1 minutë me pas shënoi Schomurodov. Vetëm kaq, pasi Genoa nuk arriti të bënte mrekullinë dhe me këtë humbje mbeten në vendin e 13-të me 36 pikë, ndërsa Lazio shkon në kuotën e 64 pikëve në vendin e 6-të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN