MENU
klinika

Serie A, Java 34

Interin quajeni kampion të Italisë!

01.05.2021 - 19:00

Inter ia del në Crotone, duke fituar 2-0 dhe tashmë mund ta quani kampion të Italisë, mjafton që Atalanta mos fitojë ndeshjen e radhës.

Zikaltrit zyrtarizuan rënien e Crotones në Serie B dhe vetë shkuan përkohësisht 12 pikë larg Atalanta-s së vendit të dytë kur kanë mbetur edhe katër ndeshje nga fundi.

Në rast se bergamaskët do të ndalen të dielën nga Sassuolo, milanezët do të kenë sigurinë matematikore të titullit. Sfida e luajtur në Ezio Scida është zhbllokuar në minutën e 69-të nga Eriksen.

Danezi ka gjetur golin tri minuta pas futjes në fushë në vend të Sensi-t. Në fundin e takimit, në minutën e 93-të, ka ardhur edhe goli i sigurisë për skuadrën e Conte-s, i shënuar nga Hakimi.