MENU
klinika

"Culture Pass"

Franca bonus për Artin

23.05.2021 - 15:46

       Aplikacioni i sapoçelur, për telefonat e mençur, u dhuron të rinjve francezë një kredi për shpenzimet e karakterit artistik.

Pas një procesi gjyqësor rajonal, Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka filluar me programin për financimin e aktiviteteve kulturore për të rinjtë në të gjithë vendin.

Nisma nga Culture Pass, tani është e hapur për të gjithë 18-vjeçarët, si dhe do të përfshijë shkollat e mesme në mbarë vendin, deri më 2022.

Përdoruesit mund të aktivizojnë kartat në telefonat e mençur, gjë që u ofron atyre 300 euro, për t’i shpenzuar gjatë dy vjetëve, për biletat e shfaqjeve atistike, filmave ose për të blerë materiale vizatimi, instrumente e të të tjera të këtij lloji.

Tanimë, rreth 800 mijë 18-vjeçarë në Francë, gëzojnë të drejtën për t’u regjistruar në këtë platformë. Dhe pikërisht, kur muzetë në Francë, po rihapen pas më shumë, se gjashtë muajsh të mbyllur.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit