Vetëm pak orë pasi i dha fund bashkëpunimit me Napolin, Gennaro Gattuso zgjidhet trajneri i ri i Fiorentinës. Ish-mesfushori italian ka rënë dakord për të drejtuar skuadrën vjolë, drejtimin e së cilës do e marrë nga 1 korriku i këtij viti.
“Mirësevjen Gennaro Gattuso” shkruan klubi i Fiorentinës në statusin e saj në “Twitter”. Gattuso u largua në mënyrë të bujshme nga Napoli menjëherë pasi jugorët nuk arritën të kualifikoheshin në turneun më të rëndësishëm të futbollit, UEFA Champions League.
Gennaro Gattuso è il nuovo allenatore della Fiorentina 🤝#ForzaViola 💜 #Fiorentina#ViolaArt by @PainterBeard 🎨
— ACF Fiorentina (@acffiorentina) May 25, 2021
Italiani ishte kandidat potencial për të marrë drejtimin e Lazios, por lëvizja e shpejtë e Fiorentinës bëri që Gattuso të firmoste me vjolët. Gattuso firmosi një kontratë dy-vjeçare me një mundësi për një vit të tretë me rreth 2 milionë euro në sezon. Italiani ka kërkuara nga drejtuesit investime të shumta në skuadër, ndërsa kërkesa e parë është qëndrimi i sulmuesit Vlahovic në ekip.