MENU
klinika

Vjen firma

Hansi Flick, zyrtarisht trajner i Gjermanisë

25.05.2021 - 12:16

Konkretizohet ajo që përflitej prej kohësh. Hansi Flick do të jetë zyrtarisht trajneri i Gjermanisë pas aventurës në Europian, kohë kur largohet edhe trajneri në detyrë Joachim Low.

56-vjeçari Flick, i saposhpoallur kampion i Bundesligës për të dytin sezon radhazi, do të marrë detyrën në korrik. Gjithsesi, prezantimi është bërë që sot, me kontratën e re të firmosur deri në vitin 2024.

E thënë ndryshe, ai do ta udhëheqë Gjermaninë në Botërorin 2022 dhe në Europianin 2024. Në varësi të ecurisë do të shihet rinovimi apo jo. Është një rikthim në fakt te pancerat për Flick, i cili ishte ndihmësi i Low në Botërorin 2014 ku Gjermania u shpall kampione bote.

Tashmë edhe me eksperiencën te Bayern si trajner i parë, drejtuesit e federatës gjermane besojnë se Hansi Flick do të krijojë epokën e tij, për ta rikthyer Gjermaninë ndodhta kampione bote apo Europe. Postin e Flick në stolin e Bayernit do ta trashëgojë trajneri i Leipzigut, Julian Nagelsmann.