MENU
klinika

Ngjajnë si shoqe

Genta Ismajli publikon foto me të ëmën

10.05.2021 - 09:25

Mes mesazheve të urimit për Ditën e Nënave nuk mungoi as ai i Genta Ismajlit. Këngëtarja e njohur ka ndarë në rrjete sociale foto me nënën e saj dhe i ka lënë të gjithë pa fjalë. Në imazhet e publikuara, nënë e bijë duken si dy shoqe të ngushta. Nëse Genta nuk do e kishte treguar, askush nuk do e besonte se zonja në foto është nëna e saj. Ajo duket si 20-vjeçare dhe ka një ngjashmëri shumë të madhe me të bijën.

“Gëzuar ditën e nënave Eca! Ti je njeriu më i buku, je bota për mua! Faleminderit për gjithçka që bën, të dua shumë! Gëzuar ditën e nënave gjithçkaja ime!”, ka shkruar Genta përkrah fotove me të ëmën.

Kujtojmë se Genta Ismajli ka 2 vite që jeton një histori të bukur dashurie me biznesmenin turk Usta. Pasi kjo lidhje u bë publike, në jo pak raste këngëtarja është përfolur për një shtatzëni të mundshme. Por e ftuar disa ditë më parë në emisionin “Rudina”, Genta tha se lajmet për shtatzëni nuk janë të vërteta dhe duket se aktualisht çifti janë duke shijuar dashurinë e tyre.

Sa i përket planeve për martesë, ajo u shpreh:

“Në fakt unë dhe Usta kemi një mal të planeve dhe projekteve, por edhe martesës do i vijë radha, nuk më ka propozuar akoma, por do i vijë radha dhe asaj se shpejti”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN