MENU
klinika

FOTO

Godina e dytë më e lartë në botë po bëhet gati

30.05.2021 - 10:05

Një firmë skoceze arkitekturore ka prezantuar planin për të ndërtuar rrokaqiellin e dytë më të lartë në botë, në Rusi.

Ndërtesa e quajtur Lakhta II pritet të ketë një lartësi prej 703 metrash, ndërsa ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai, ka një lartësi prej 828 metrash. Për momentin, ndërtesa e dytë më e lartë në botë është Kulla e Shangait, me 632 metra lartësi.

Qendra Lakhta II do të ngrihet në periferi të Shën Petërsburgut pranë Qendrës së parë Lakhta, e cila është ndërtesa më e lartë në Evropë (462 metra), në të cilën gjendet dhe selia e kompanisë energjetike Gazprom. Qiellgërvishtësi Lakhta II do të ketë hapësira për zyra, hapësira akomodimi, relaksimi, si dhe mbi 150 kate.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ne vazhdojmë të punojmë me ekspertë..."

Facebook nuk ndalon teoritë se Covid-19 u krijua nga njeriu