MENU
klinika

Hap sezonin turistik

COVID-19/ Greqia i jep fund lock down-it

14.05.2021 - 08:55

Greqia i jep fund lock-down. Nga dita e sotme vendi rikthehet në normalitet. Qytetarët nuk qarkullojnë më me orar të kufizuar dhe dërgimin e sms vetëm në 6 kode të lejuara. Gjithashtu, nga sot lejohet qarkullimi në periferi e zona të ndryshme të vendit.

Njësitë shitëse nuk do të funksionojnë më me stilin click inside-click away (me takim paraprak apo marrje porosish telefonike). Nga e hëna rihapen kopshtet dhe çerdhet, pa self test për fëmijët.

Arsimi fillor dhe i mesëm funksionon nga 10 maj, ndërsa rikthehen me të njëjtën procedurë self test studentët për praktikën dhe sezonin e provimeve. Sistemi publik e privat funksionon sërish me kryerjen e self test 2 herë në javë për gjithë punonjësit. Nga dita e sotme Greqia çel dhe zyrtarisht sezonin turistik, me dhjetëra fluturime do të priten ditën e nesërme në mjaft ishuj.

Autoritetet greke kanë bërë të ditur se brenda 10 ditësh do të jenë vaksinuar gjithë banorët në 19 ishuj të tjerë, destinacione kyçe turistike. Hapen dhe kufijtë tokësorë me vendet e BE. Akoma në pritje vendmi për udhëtarët nga Shqipëria e pikat tokësore kufitare Kapshticë e Kakavijë.

 

 

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri në fund të qershorit në Greqi do jenë vaksinuar 4.5 milionë banorë, thuajse gjysma e popullsisë së vendit e vaksinimi do të vijojnë me ritme të shpejta

Hapja e kufirit/ Çudia e Drejtorisë së Policisë Kufitare greke

Qytetarët mund të kalojnë kufirin në këmbë, se autobusët…

Paralajmërohet heqja e maskave javët e ardhshme

Greqia drejt masave të tjera lehtësuese

Lejohen të kalojnë vetëm punëtorët sezonal

Kapshtica ende e mbyllur për shqiptarët!

Çfarë duhet të dini para së të udhëtoni

Greqia hap sot kufijtë për vizitorët shqiptarë!

"Kërkoni ndjesë! Krimi nuk u bë nga një shqiptar"

Zv.kryeministri shqiptar kritikon mediat greke