Deputetja e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, në radhët e PD, Grida Duma, e ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në News 24, foli mbi grupin me figura të njohura të PD, që kërkojnë zgjedhje brenda partisë dhe largimin e liderit aktual Lulzim Basha.
Grida Duma, tha se një kërkesë e tillë në optikën e saj nuk mund të bëhej fill pas zgjedhjeve, pasi kjo kohë, duhet të shfrytëzuar për të analizuar arsyet e humbjes, që sipas saj, janë manipulimi dhe deformimi i votës së lirë të qytetarëve.
Duma tha se nuk është kundër zgjedhjeve brenda partisë, por ai që të vijë të prodhojë ide, e të tregojë hapat që duhet të ndiqen për të larguar të keqen, që sipas saj është kryeministri Edi Rama.
Sakaq, ajo foli dhe për arsyet se përse PD, aktualisht nuk i njeh zgjedhjet, por ka thënë se do të jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm. E gjitha sipas saj, ka të bëjë me konsolidimin e institucioneve të drejtësisë.
Nga figura të PD që kanë dalë kundër liderit të PD, një koment për këtë grup, këta persona që kanë dalë hapur me dietë e tyre dhe sa bien shigjetat mbi zotin Basha?
Grida Duma: Nuk besoj që ata kanë ndonjë dyshim që zgjedhjet u vodhën. Nuk është e udhës që më datë 26 prill, të dilet në deklaratë të mos thuhen gjërat e rëndësishme dhe më as gjërat më pak të rëndësishme. Unë më datë 27 do të thoja të madhen gjë, deformimin e vullnetit të votuesit. Pas kësaj duhet të diskutojmë cila është alternativa për ta superuar atë. Unë e kam shumë parimore këtë. Për mua nuk është çështje të zëvendësohet një person me një teatër. Përgjegjësia politike vijon nga çka ndodhur në Shqipëri dhe çka bërë bashka për ta stopuar atë. Unë dua po ashtu të dëgjoj zgjidhje për vijimin si të mundim të keqen, që se ke emrin Edi Rama. Është mësuar në opinionin publik që jemi mësuar me të keqen. Kjo histori duhet të ndryshojë. Në PD të kandidojë kushdo të mundet, por dua të dëgjoj ide, përpara se të vijë 25 prilli. Kam qenë një nga individët që them idetë e mia. Së pari vijnë idetë, mbi idetë ndërtohen qëllimet e mbi to mjetet. Nuk kam koment për asnjërin, kushdo të kandidojë tek PD të kandidojë, dua të dëgjoj ide. Dua të dëgjoj cila është mënyra e zgjidhjes për të mundur Ramën. Çfarë bëmë të pamundurën, që i provuam shqiptarëve që mund të lëmë imunitetin dhe nuk pengojmë Reformën në Drejtësi.
Nuk i njihni zgjedhjet por në Parlament do të futeni, si ta kuptojmë?
Grida Duma: Kur kemi lënë mandatet, temperatura institucionale në Shqipëri ishte – 20 si në Alaskë. Marr shembullin tim konkret, 11 shkresa për të marrë vesh nga Ministria e Shëndetësisë se cila ishin kriteret e personave që dilnin dhe hynin në skemën e ndihmës sociale. Kur nuk ke mirëkuptimin e mazhorancës që të trajtojë kolegun në mënyrë të barabartë, është ndryshe. Fryma totale në ato momente ishte populiste, protesta studentore, tendenca e propagandës së Ramës tregonte që ishte e njëjta gjë. Ajo kërkonte që të merrnim një hap të jashtëzakonshëm, të kalonim në politikën e rrugës, atë agresive.