MENU
klinika

Formula 1

Hamilton merr “pole position” e 100-të në karrierë

08.05.2021 - 15:24

Kampioni britanik Lewis Hamilton po thyen rekorde të reja në Formula 1 me Mercedes. Ai siguroi “pole position” në pistën e Montemelo, ku nesër do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Spanjës në Formula 1.

Ky është “pole” nr.100 në karrierë për pilotin britanik, që dha kohën 1’16”741. Në vendin e dytë u klasifikua makina Red Bull e Max Verstappen, shumë pranë saj të britanikut.

Ndërsa i treti u rendit Valtteri Bottas me makinën tjetër Mercedes. Pra, në vijën e parë të nisjes do të jenë dy pretendentët kryesorë për titull, Hamilton e Verstappen. Jo jek Ferrari, vend i katërt për Leclerc dhe i gjashti për Sainz.