MENU
klinika

Meriton të jetë pjesë

Peticion për pranimin e Kosovës në “Eurovision”

26.05.2021 - 11:21

Kosova prej vitesh kërkon që të bëhet pjesë e “Eurovision”, duke qenë pjesë e Europës. Në festivalin europian konkurron edhe Australia, që në fakt nuk është fare pjesë e kontinentit.

Kult Plus shkruan se transmetuesi publik i Kosovës, RTK, për vite me radhë e zhvilloi betejën e vetme me shtetin e Serbisë dhe Rusisë. Pas shumë viteve përpjekje të vazhdueshme së paku ata kanë arritur ta fusin në agjendë ndryshimin e statutit ku do t’i mundësohej RTK-së të ishte pjesë e kësaj organizate dhe kështu edhe Kosova mund të përfaqësohej në “Eurovision”. Mirëpo deri më tani gjithçka ka mbetur pezull, pasi në luftën kundër kësaj kërkese nga Kosova u angazhua direkt Qeveria e Serbisë dhe ajo e Rusisë.

Për këtë arsye, në Kosovë është hapur një peticion për të kërkuar përfshirjen e Kosovës në festivalin europian. Këtë hap e ka marrë Albert Limani, i cili duke parë ndikimin pozitiv të peticioneve, shpreson që përmes tij të arrihet diçka në lidhje me këtë çështje.

“Kosova meriton të jetë pjesë e Eurovision Song Contest. Kosova është pjesë e Europës dhe duhet të jetë pjesë e vlerave europiane. Kosova është aktualisht pjesë e organizatave të tilla si UEFA, FIFA dhe Lojërvae Olimpike dhe tani është radha e EBU që të hapë dyert për Kosovëm.

Kosova ka provuar se ka potencialin për t’u përfaqësuar në Eurovision. Kujtojmë përfaqësimin e suksesshëm të këngëtarëve kosovarë për shtete të tjera në Eurovision si: Rona Nishliu, Lindita Halimi, Gjon Muharremaj etj”, thuhet në deklaratën e peticionit.

Deri më tani kanë nënshkruar mbi 1 mijë njerëz dhe nëse doni dhe ju të bëheni pjesë e peticionit klikoni këtu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN