Një aksident me pasojë vdekjen e një minatori ka ndodhur të premten në një minierë në Bulqizë, si pasojë e shembjes së një masivi dheu.
Burimet nga policia thanë se rreth orës 18.30, në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar shtetasi Eltion Alla, 27-vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Bulqizë/ informacion paraprak
Me datë 28.05.2021, rreth orës 18.30, në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar shtetasi E. A., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes.