MENU
klinika

Kupa e Italisë

Juve nuk del bosh, Buffon barazon rekordin

19.05.2021 - 22:58

Një sezon me vuajtje, por Juventus nuk del bosh. Bardhezinjtë marrin Kupën e Italisë, duke mposhtur 2-1 në finale Atalantën, takim që u luajt në stadiumin “Mapei” të Sassuolos. Nuk ishte fitore e lehtë, por trofeu ngro ambientin para ndeshjes së fundit të kampionatit.

Juventus gjeti golin e parë në minutën e 31-të më anë të Kulusevski. Por zgjati vetëm 11 minuta avantazh, pasi Malinovsky gjeti barazimin. Freuler i vjedh topin Rabiot dhe pason në të djathtë për Hateboer. Mesfushori pason për Malinovskyi i cili nuk mendohet dy herë por godet dhe realizon duke mposhtur Buffon.

Në minutën e 73-të, Juventus gjeti golin e dytë me Federico Chiesa. Teksa Pirlo po përgatitej të zëvendësonte sulmuesin, menjëherë ka ardhur goli. Pikërisht Chiesa u ndal nga shtylla por këtë herë nuk fali teksa asisti ishte perfekt nga Kuluseveski.

Atalanta përpiqet ta cojë ndeshjen në shtesë, por nga ana tjetër rrezikoi të pësonte të tretin. Në fushë u fut edhe Gjimshiti, që ka patur probleme fizike. Mbyllet me fitoren e Juves, Buffon barazon rekordin e Mancinit me 6 kupa Italie, ndërsa Ronaldo e fiton për herë të parë. Gjithashtu, trofeu i parë për trajnerin Pirlo.

Juventusi fiton Kupën e Italisë numër 14 në histori dhe kthehet të triumfojë në këtë kompeticion pas 3 vitesh nga hera e fundit. Sakaq, Atalanta humbet finalen e dytë brenda 3 vitesh pasi edhe dy vite më parë ishte Lazio ajo që ia mori.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN