MENU
klinika

Jeni kuriozë?

Këto zakone e mbajnë Lady Gaga-n në formë të shkëlqyer

10.05.2021 - 09:23

Lady Gaga është një nga emrat më të përfolur të botës së muzikës në mbarë botën dhe çdo gjë që ka lidhje me të ka interes të madh.

Në daljet publike, ajo duket çdo herë në formë dhe e kuruar deri në detaje.

Mirëpo, jeni kuriozë të dini cili është sekreti i formave të saj?

Epo siç e ka thënë edhe vetë këngëtarja, vallëzimi dhe yoga është “ushqimi” i saj i preferuar.

Përsa i përket zakoneve të saj të të ngrënit, sipas womenshealthmag.com, Gaga ha pesë vakte në ditë (dy vakte dhe tre vakte) me ushqime që hyjnë në këto pesë kategori: proteina, karbohidrate të ulëta glikemike, yndyrna të shëndetshme, fibra dhe një pije pa sheqer.

Bo O’Connor, shefi i saj personal i kuzhinës, madje tha se një vakt tipik për të duhet të jetë i shëndetshëm, ushqyes, i mbushur dhe me shumë fibra si “diçka si fasule të zeza, karkaleca të pjekur në skarë dhe perime shumëngjyrëshe”.

Tashmë e njeh gjithë bota, por fillimet e Gaga-s në muzikë ishin shumë ndryshe nga sot. Fillimisht, ajo jetoi në një ndërtesë të vjetër në New York, e cila ishte streha e këngëtares së famshme.

Apartamenti me një dhomë gjumi është i vendosur në Lower East Side në Manhattan.

Lady Gaga pagoi 1.100 dollarë në muaj në vitin 2008 në muaj për aparatamentin ndërsa tani jeton në një rezidencë 22.5 milion dollar në Malibu që e bleu në 2014.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN