MENU
klinika

“SPAK e nisi vitin 2021 me rezultate të vërteta”

Kim: Pavarësisht sulmeve, askush nuk është mbi ligjin

28.05.2021 - 17:29

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është takuar të premten me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe drejtoren e BKH-së, Aida Hajnaj për të diskutuar rezultatet e suksesshme të SPAK dhe sfidat me të cilat ata përballen në vitin e tyre të parë.

Përmes një shënimi në Facebook, Kim thekson se SPAK e nisi vitin 2021 me rezultate të vërteta nga çështje të mëdha, ndërsa shton se mesi i vitit 2021 po afron, dhe si Kraja dhe Hajnaj rikonfirmojnë se puna po vijon intensivisht në SPAK.

“Pavarësisht sfidave dhe sulmeve, SPAK është përqendruar për të treguar se askush nuk është mbi ligjin. Ata vazhdojnë të hetojnë krime të ndryshme, të organizuara e të mëdha, korrupsionin dhe krimet zgjedhore, dhe janë të vendosur për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Askush nuk është mbi ligjin!”, theksoi Kim.

Sipas saj, SHBA mbështet rolin e rëndësishëm që SPAK ka në zbatimin e suksesshëm të reformës në drejtësi, ku sipas saj, zhvillimi i vërtetë po ndodh.

Postimi i plotë:

Sot, Ambasadorja Kim u takua me Kreun e SPAK Kraja dhe Drejtorin e BKH Hajnaj për të diskutuar rezultatet e suksesshme të SPAK dhe sfidat me të cilat ata përballen në vitin e tyre të parë. Shtetet e Bashkuara mbështesin rolin e rëndësishëm që SPAK ka në zbatimin e suksesshëm të reformës në drejtësi. Zhvillimi i vërtetë po ndodh. SPAK e nisi vitin 2021 me rezultate të vërteta nga çështje të mëdha. Ndërsa mesi i vitit 2021 po afron, Kreu Kraja dhe Drejtori Hajnaj i rikonfirmuan Ambasadores Kim se puna po vijon intensivisht në SPAK. Pavarësisht sfidave dhe sulmeve, SPAK është përqendruar për të treguar se askush nuk është mbi ligjin. Ata vazhdojnë të hetojnë krime të ndryshme, të organizuara e të mëdha, korrupsionin dhe krimet zgjedhore, dhe janë të vendosur për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Askush nuk është mbi ligjin!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Yuri Kim: Ata që s’e duan Reformën në Drejtësi po përpiqen të…

“Nuk heq dorë kollaj”- Paralajmërimi i ambasadores amerikane