Vitalik Buterin, programuesi 27 vjeçar Ruso-Kanadez, krijoi ethereum në 2013-ën kur ishte vetëm 19 vjeç.
Kriptomonedha u lançua në 2015-ën dhe tani Buterin mban 333,500 ether në portofolin e tij publik.
Shumëzuar me rekordin e 3,500 dollarëve që kriptomonedha arriti ditën e djeshme pasuria e tij kap një vlerë prej 1.1 miliardë dollarësh.
Buterin bashkëthemeloi Bitcoin Magazine, një publikim që mbulon bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera në 2012. Në 2014 ai u përzgjodh për tu bërë pjesë e Thiel Fellowship, një program dy vjeçar krijuar nga miliarderi Peter Thiel i cili u jep të rinjve 100 mijë dollarë për të shpikur gjëra të reja.
Ai nuk është aq aktiv në median sociale edhe pse ka plot 1.4 milionë ndjekës. Çmimet e ether janë katërfishuar në 2021 duke u rritur me 375%. Vlera totale e të gjithë ether në qarkullim është 403 miliardë dollarë sipas CoinMarketCap.