MENU
klinika

Kroacia do ta ndihmojë FSK-në drejt...

Reagon Vuçiç: I fortë është ai që ka ekonominë më të fortë

01.05.2021 - 11:23

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha sot se ushtria e Serbisë nuk është më e dobët se ushtritë e rajonit. Vuçiç ka komentuar deklaratën e Ministrit të Mbrojtjes së Kroacisë për ndihmën e shtetit kroat për FSK-në për transformimin drejt ushtrisë duke thënë se Kroacia nuk është më e fuqishme se Serbia. Sa i përket ndërtimit të bazës së FSK-në në Mitrovicë, presidenti serb tha se nuk do të luajnë me zjarr.

Vuçiç deklaroi se duhet të vazhdohet me investime në ushtrinë serbe sepse është garantuesi kryesor për paqen dhe mbrojtjen ndaj ndonjë agresioni.

“Gjithçka është e qartë sot se kush është i fortë, i fortë është ai që ka ekonominë më të fortë. Serbia ka një të ardhme të mrekullueshme, e fuqishme me ushtrinë”, ka thënë ai, shkruan Kurir.

Vuçiç komentoi edhe ndërtimin e bazës së FSK-së në Mitrovicë, duke thënë se nuk do të luajnë me zjarr.
“Mos u shqetëso. As mos flisni se si ata do të ndërtojnë baza të mëdha në Mitrovicën jugore, kështu që unë nuk di se çfarë t’u bëj serbëve. Serbia nuk është e dobët, madje as afër asaj se si ishte në 1999. Ose në 2008 dhe 2009. Ata që duan të luajnë me zjarr e dinë këtë. Më besoni nuk do të luajnë”, tha Vuçiç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


për të dënuar “bashkimin” Kosovë-Shqipëri

KE nën presionin e eurodeputetëve