MENU
klinika

Sasia prej 400 kg kokainë

Kryetari i Lipjanit: Nuk kishte si destinacion Komunën tonë

19.05.2021 - 08:52

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka deklaruar se 400 kg kokainë që u kapën dy ditë më parë nuk kishin si destinacion Komunën që ai drejton.

Ai thotë se sasia e kapur është dukuri e keqe për gjithë Kosovën, pasi kur kalon kufirin s’ka rëndësi nëse është në Lipjan, Prishtinë apo kudo tjetër.

400 kg kokainë ishin futur në një konteiner dhe ishin kamufluar në pako me mish nga Brazili. Pikërisht origjina e drogës ishte nga vendi amerikano-latin që më pas zbarkoi në Itali, në Durrës të Shqipërisë dhe në fund u kap në Lipjan të Kosovës, edhe gjitha nën vëzhgim të autoriteteve dhe me informacione nga DEA.

 

 

”Kjo është dukuri e keqe për të gjithë Kosovën, për të gjithë vendin, jo vetëm për Lipjanin. E keqja është se s’është dashur fare të lejohet të hyjë në kufi, sepse kur hyn në kufi, është pak e rëndësishme a është në Prishtinë, a në Lipjan apo ku është. Shumica e qytetarëve e kanë marrë me batuta. Megjithatë të gjithë janë të vetëdijshëm që ky është një aksion më i gjerë, më i koordinuar siç janë deklaruar tashmë edhe prej DEA-s në SHBA atje e të tjerat në Kosovë”,- tha Ahmeti.