MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi

Kurti takon sot Haradinaj

25.05.2021 - 08:50

Kryeministri Albin Kurti, këtë të martë do të takohet me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lajmin e kanë konfirmuar dje zyrtarë të AAK-së, ku theksohet se në takimin që do të zhvillohet në orën 12:00 , Kurti dhe Haradinaj, do të diskutojnë për ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimi mes tyre do të mbahet me ftesë të kryeministrit Albin Kurti. Ndërkohë në vijim të bisedimeve për dialogun, të mërkurën pritet që kryeministri të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, e ka konfirmuar takimin mes tyre, duke bërë me dije se ai do të mbahet të mërkurën në ora 11:00.

“Tashmë është caktuar koha dhe dita e takimit. Takimi do të mbahet të mërkurën nga ora 11:00”, është shprehur Halimi.

Ndërsa kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj është shprehur se nuk do të marrë pjesë në takim dhe pse Kurti ka bërë ftesë edhe ndaj tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN