MENU
klinika

"Diskutuam në lidhje me hapat e ardhshëm në dialog"

Lajçak zbardh detajet nga takimi me Kurtin

18.05.2021 - 19:32

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka zhvilluar sot një takim në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Lajçak teksa ka zbardhur detaje nga biseda me Kurtin, u shpreh se është i lumtur që takoi kryeministrin kosovar, për të vazhduar diskutimin në lidhje me hapat e ardhshëm për dialogun mes Kosovës e Serbisë.

“Në margjinat e darkës joformale të Ballkanit Perëndimor sot, unë isha i lumtur që u takova me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për të vazhduar diskutimet tona në lidhje me hapat e ardhshëm në dialog”, shkruan Kurti. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të marrë pjesë në darkën tradicionale me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Kurti atje do të jetë me ftesë të përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmend Kosovën kur i referohet takimit me Kurtin

Lajçak njofton për takimin me Vuçiçin