MENU
klinika

NBA

Lakers rikthehen te fitorja, Jazz e Phila mbrojnë kreun

04.05.2021 - 09:10

Pas tri humbjesh radhazi, rikthehet te fitorja ekipi i Los Angeles Lakers, që mundi 93-89 Denver Nuggets. Për miqtë u dallua Jokic me 32 pikë, por që s’mjaftuan, ndërsa për Lakers më i miri ishte Davis me 25 pikë, ndërkohë që LeBron James nuk u aktivizua.

Por në Perëndim vijon dominimin ekipi i Utah Jazz, që mposhti 110-99 San Antonio Spurs. Bogdanovic realizoi 25 pikë, mbështetur edhe nga Gobert me 24 pikë e 15 rebound. Jazz do të përpiqet në 5 ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt për të mbajtur kreun.

Në Lindje, Philadelphia mbron kreun pas fitores 106-94 ndaj Chicago Bulls. Të gjithë titullarët e Philas realizuan mbi 10 pikë, me Harris autor i 21 pikëve. Tashmë pritet kundërpërgjigja e Brooklyn Nets.

Fiton edhe ekipi i Golden State, që mundi 123-108 Neë Orleans Pelicans dhe mbetet në garë për një vend në play off. Ndeshje magjike e Curry, autor i 41 pikëve, ndërsa Green realizoi një “triple double”, 10 pikë, 13 rebound, 15 asist.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN