MENU
klinika

NBA

Philadelphia rimerr kreun, tri humbje radhazi për Lakers

03.05.2021 - 09:42

Janë ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt në NBA dhe skuadrat po japin maksimumin për të qenë brenda objektivave. Së fundmi janë luajtur tetë ndeshje, ku spikat fitorja pas kohës shtesë e Philadelphias në transfertë 111-113.

Një sfidë e ekuilibruar deri në fund, ndërsa shtesë u realizuan vetëm 10 pikë, 6 ekipi mik dhe 4 ai vendas, duke vendosur kështu fatin e kësaj ndeshje. Më i miri në parket ishte Embiid i Philadelphias me 34 pikë e 12 rebound. Philadelphia rimerr kreun në Konferencën e Lindjes pas dy humbjeve radhazi të Brooklyn.

Nets së fundmi humbën në fushën e Milwaukee Bucks, që triumfoi 117-114. Edhe kjo ndeshje me shumë rivalitet, ku diferencën e bëri Gianni Antetekounmpo me 49 pikë, duke bërë të pavlefshme 42 pikët e Kevin Durant. Një duel yjesh, por fati i buzëqeshi basketbollit grek. Bucks “blindojnë” pozitat në vendin e tretë.

Në Perëndim, erdhi e treta humbja radhazi për Los Angeles Lakers. Kalifornianët humbën në shtëpi 114-121 me Toronto Raptors. Edhe në parket ishin Lebron James dhe Anthony Davis, që të dy së bashku realizuan 31 pikë, diferencën e bëri dyshja e kanadezëve Siakam-Lowry me 76 pikë. Tashmë Lakers rrezikojnë të zbresin në vendin e gjashtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN