MENU
klinika

NBA

Jazz mbrojnë kreun, Nuggets u marrin vendin e tretë Clippers

02.05.2021 - 10:34

Utah Jazz është rikthyer shumë shpejt te fitorja. Kryesuesit e Perëndimit mposhtën në shtëpi 106-102 kanadezët e Toronto Raptors. Një sukses jo dhe aq i lehtë, vendimtare ishte perioda e fundit, ku vendasit fituan 21-13.

Bogdanovic ishte më i miri në parket me 34 pikë. Me këtë sukses, Jazz mbrojnë vendin e parë, një fitore më shumë se Phoenix Suns, por me këtë të fundit që ka një ndeshje më pak.ë

Akoma më e luftuar sfida mes Los Angeles Clippers dhe Denver Nuggets. Kalifornianët humbën në shtëpi 104-110 dhe për pasojë janë Nuggets ata që marrin vendin e tretë në Perëndim.

E pesta fitore radhazi për Denver dhe humbja e tretë rresht për Clippers. Diferencën në këtë sfidë e bënë dyshja Jokic-Porter, përkatësisht me 30 dhe 25 pikë.

Por spektakli më i madh dhe emocionues ishte në sfidën Dallas Mavericks-Washington Wizards, teksa përfundoi me vetëm 1 pikë diferencë, 125-124, sfidë e vendosur në sekondat e fundit nga vendasit.

Westbrook realizoi 42 pikë, 10 rebound e 9 asiste, por në fund mbeten për statistikë te Wizards, ndërsa në krahun tjetër shkëlqeu edhe njëherë tjetër Luka Doncic me “triple-double”, 32 pikë, 12 rebound dhe 20 asiste.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN