MENU
klinika

NBA

Lakers nuk ia del as me yjet, humbin edhe kryesuesit

01.05.2021 - 11:04

Los Angeles Lakers nuk po gjen stabilitet edhe pse janë rikthyer yjet e skuadrës, si LeBron James dhe Anthony Davies, janë rikthyer tashmë. Kalifornianët pësuan humbjen e dytë radhazi dhe të katërtën në 5 javët e fundit.

Në sfidën e zhvilluar në “Staples Center”, Lakers u dorëzuan përballë Sacramento Kings me rezultatin e ngushtë 106-110, pasi përjetuan një “black out” total në fraksionin e fundit të lojës, kur edhe shpërdoruan një epërsi prej 11 pikësh.

Një nga përballjet më interesante ishte ajo mes Phoenix Suns dhe Utah Jazz, dy ekipe që do të duelojnë deri në fund për kreun e Konferencës së Perëndimit dhe që aktualisht janë me pikë të barabarta.

Në “Phoenix Suns Arena” ishin vendasit ata që triumfuan me rezultatin bindës 121-100 dhe regjistruan fitoren e tretë radhazi, ndërsa Utah, pas një ecurie mjaft të mirë javët e fundit, ka pësuar humbjen e tretë në 4 sfidat e fundit.

Devin Booker ishte protagonist absolut i suksesit të Phoenix, pasi shënoi 31 pikë, rikuperoi tre topa dhe dha dy asiste, ndërsa për miqtë e Jazz bëri një paraqitje deri diku të pranueshme vetëm Bogdanovic.

Mbrëmje magjike për Jayson Tatum, që la gjurmë në një sfidë spektakolare si ajo mes Boston Celtics dhe San Antonio Spurs, e cila përfundoi me rezultatin 143-140 vetëm pas luajtjes së kohës shtesë.

Në “TD Garden” të Bostonit, 23-vjeçari Tatum ia doli të shënojë plot 60 pikë, të rikuperojë 8 topa dhe të japë 5 asiste, duke lënë në hije kundërshtarët e tij si De Rozan e Walker, që të dy bashkë shënuan 54 pikë.

Skuadra kryesuese e Konferencës së Lindjes, Brooklyn Nets, u thye në shtëpi me rezultatin 109-128 nga Portland Trail Blazers, me këta të fundit që iu falën një forme mjaft të mirë të Damian Lillard, me 32 pikë të shënuara, 7 rikuperime dhe 9 asiste.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak